Wednesday, April 3, 2024
Lajme

Të martën me 26 Maj, varrimi i prof.dr. Masar Rizvanolli, ngushëllon Komuna e Gjakovës

Familja Rizvanolli në bashkëpunim me Shoqatën e intelektualëve Jakova kanë njoftuar se varrimi i prof.dr. Masar Rizvanolli, do të bëhet ditën e martë në orët e pasdite(ora e saktë ende nuk është caktuar). Organizatorët e ceremonisë mortore, vetëm tek varrezat e qytetit,  kanë thënë se  do të respektohen të gjitha masat mbrojtëse Covid 19 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe,  Komuna e Gjakovës ka ngushëlluar familjen dhe qytetarët e Gjakovës me rastin e vdekjes së prof.dr. Masar Rizvanolli.

“Ngushëllimet më të sinqerta, familjes, qytetarëve të Gjakovës dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e historianit, jeta dhe vepra e të cilit ishte dedikim për historinë e lavdishme të kombit shqiptar. Sot dhe gjithmonë ndjejmë mirënjohje ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të profesorit të nderuar, i cili asnjëherë nuk u ndal duke përçuar diturinë e tij tek të gjithë ne”, thuhet në ngushëllimin e Komunës së Gjakovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *