Monday, April 1, 2024
AktualeKulturë

“Një falënderim ndryshe” për mësuesin

 

Me rastin e 17 vjetorit të regjistrimit si një Organizatë Joqeveritare, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë të shtunen organizoi një Akademi me moton “ Një falënderim ndryshe”. Në këtë akademi u kujtua vepra dhe kontributi i madh i shumë mësuesve të Gjakovës në edukimin e brezave të tërë të nxënësve anekënd Kosovës, nga i cili kanë dalë shumë emra të njohur të arsimit, shkencës dhe kulturës.
Duke fol për qëllimin e kësaj akademie, kryetari i shoqatës Jakova, profesor Ruzhdi Sefa, ka thënë, se Gjakova ka një traditë të madhe në arsimin e brezave të rinj, ndaj mësuesit meritojnë një respekt të madh nga e gjithë shoqëria.
“Mësuesit gjakovarë ndër breza ishin MISIONARË TË ARSIMIT në trevat shqiptare nga të cilët u brymosen me dije e kulturë profile profesoresh bartës të punës akademike të Universitetittë Prishtinës prej ku dolën armata e ekspertëve të fushave të ndryshme që u bënë bartës të zhvillimit të Kosovës sonë,” tha Sefa.
Më tutje, Sefa tha se, ka qenë një koecidencë e rastit që ky 17 vjetor i Shoqatës përkon me një jubile të anëtarit të dëvotshëm të Shoqatës: prof. Xhevat Koshi i cili këtu e para 70 vite me dekret fillojë punën si mësues në fshatin Zhebel të Gjakovës.
“Të këtillë kanë qenë edhe sa e sa të tjerë djemë e vajza të Gjakovës të cilët për ditë e vite në këmbë e me biçiklet, nëpër diell e në acar kanë rrugëtuar gjithandej për me e mbajtur mësimin në fshatrat e Komunës dhe jo vetëm këtu por në të gjitha trevat shqiptare dhe nuk ishin vetëm disa por me qindra të tillë, “ vlerësoi punën kryetari shoqates Jakova, prof Ruzhdi Sefa.
Pikërisht për kontributin e mësuesit gjakovarë në hapjen e dijes gjithandej Kosovës, shoqata e Intelektualëve Jakova ka dhënë propozimin që në qytet, në kompleksin e shkollës së parë shqipe të ngritët obelisku për mësuesin.
Gjatë akademisë së sotme u kërkua nga pjesëmarrësit të japin ide se si do të ishte më së miri të shoqërohet me një frazë kuptimplote ky obelisk dedikuar kontributit të mësuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *