Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Fejtone

Një jetë kushtuar artit…

(Bisedë me piktorin akademik Nevruz MUSA)

4 years ago
in Fejtone, Gjakova Presss, Intervista, Kulturë
0 0
0
295
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kush është Nevruz Musa?

Piktori akademik Nevruz (Latif) Musa (1942), nga Gjakova, ku kishte edhe shtëpinë e lindjes, buzë lumit Krena, afër tregut të qytetit, e u rrit mes dyqanesh artizanale, në mesin e të cilave babai i tij kishte punëtorinë –dyqanin. Ditëve të tregut, kur bëhej pazari (të hënave), aty ishte arenë festivali produktesh të prodhimeve artizanale të artit popullor. Të gjitha këto ishin objekte dhe prodhime të krijuara nga druri, argjila, metali, mëndafshi,   leshi etj. Dalloheshin punimet e filigranit, kostumet popullore, qilimat e llojeve të ndryshme…Ky mjedis ndikoi që Nevruz Musa që në moshë të re të krijojë përshtypjen dhe bazamentin e vlerave artistike, të cilat më vonë krijuan ndjesinë e dashurinë për artin.

Në shkollëm fillore u dallua për prirjen, talentin e tij për artin figurativ, dhe pas fillores, i inkurajuar nga pedagogu i kësaj lënde, shkollën e mesme e vijoi në Zagreb (Kroaci), për të mësuar më shumë për artin. Pas shkollimit të mesëm punësohet në një ndërmarrje artizanale “IKOM” të Zagrebit. Aty punoi disa vite, duke përfituar përvojë e njohuri të çmuar për veprimtarinë e tij të mëvonshme.

Në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe punësohet në Entin e Teksteve dhe Mjeteve Shkollore, në detyrën e readaktorit teknik. Në vitin 1970 kreu SHLP dega e Artit Figurativ. Viti 1974 e gjen në detyrën e sekretarit të Kryesisë së Shoqatës së Artistëve Figurativë të Arteve Aplikative të Kosovës. Ndërkaq, më 1979 punësohet, si disejnator në “Agrokosova” me seli në Prishtinë. Pas kryerjes së Akademisë së Arteve Figurative, dega e disajnit në Prishtinë, nga e cila Akademi edhe u shpërblye për veprat e tij disejnatore, ku shquhet për disajnimin e kopertinës së romanit të I.Kadaresë “Ura me tri harqe”, e botuar në NGB “Rilindja”. Aty edhe u punësua deri në mbylljen e saj nga pushteti serbosllav. Prej vitit 1995 – 1999, pas ndalimit të botimit të gazetës “Rilindja”, punon në gazetën “Bujku”. Që nga viti 2000, punon dhe krijon në atelien private të tij, si piktor i lirë në Prishtinë.

Nga Ju lindi dëshira që të shkolloheni-arsimoheni për këtë degë të artit pamor?

Janë shumë rrethana; që nga fëmijëria isha i rrethuar me punime artizanale dhe në mua ngjallej kureshtja për koloritin e veprave të ndryshme, nga ato më të thjeshtat deri te qilimat apo thurjet e ndryshme si dhe punimet e filigranit. Kështu këto kolorite të ndryshme krijuese zunë vend te unë dhe më nxitën të bëj diçka të tillë edhe unë. Kjo imagjinatë më bëri që veprat (vizatimet, pikturat) të bëhen realitet e posaçërisht disajni-ilustrimet grafik.

Çka do të thotë arti i pikturës për Ju?

Të pikturosh do të thotë të bashkëpunosh me  natyrën, t’i vësh vulën njerëzore një peizazhi apo pikture që do të ngelë përgjithmonë. Arti është ikja nga emocioni vetjak. Pikturimi është si ndërtim përrallë, e kjo për t’i dhënë shfrim të lirë imagjinatës.

Ka disa raste magjike të një ngacmimi motorik, kur na shfaqen vegime të ndryshme. Njeriu mund të ketë edhe vegime veprash artistike të cilat ende nuk janë punuar. Ky është rast kur dora ime është e gatshme të vë në zbatim çfarë t’i thotë shpirti. RIZOMA – hapësira e hamendjes, është e pafund në mundësi. UNIVERSI – është i padefinuar në përmasa e mundësi. Unë për veten time doja një vend të mbyllur, një univers shumë të përqendruar që të realizoja AMETISTIN – përzierjen e trëndafilisë me të kaltër, për dashurin e Zotit. Për mua është fytyra e padukshme e Zotit.

Si piktor punoj duke menduar një publik vizitorësh të caktuar në atelienë time apo në ekspozitë, prandaj ndjek pikturimin me përkushtim dhe saktësi artizanale, duke kërkuar me ngulm rezultatin. Unë nuk bëj shumë, filloj me një skicë, pastaj e lëviz atë, domethënë e bart atë në të gjitha anët e penelit. Ashtu si pikturoj unë, duke menduar për shikuesit e kuadrit, vizitorin në ekspozitë, pasi e kam dhënë një penel, largohem pak nga telajo dhe shikoj e studioj efektin; pra e shikon kuadrin si do ta shohë shikuesi në ekspozitë, me dritën e rregulluar, që të përshtatet si duhet, kur ta admirojë varur në mur. Harmonia nuk qëndron në sasinë e ngjyrës, por në rregullsinë e saj. Edhe filozofia e kompozicionit rrëfehet se si është punuar ajo. “Autorit nuk i takon të interpretojë veprën e vet”, thoshte Umberto Eko. Por mund të tregojë se si e ka punuar pikturën (veprën). Edhe Salvador Dali, thoshte: “…se ka disa   piktorë që e varin veprën së prapthi në ekspozitë dhe përpiqen të filozofojnë”. Por kur lexoj vlerësimet e veprave të punuara (mbi 200 piktura)  ndjej një fërgëllimë kënaqësie.

Cili zhanër-lloj të këtij arti e preferoni dhe e punoni-krijoni më me dëshirë?

Unë kam prekur të gjitha zhanret-llojet. Një qasje e veçantë falënderuese do t’i kushtohet z. Kujtim Buza, për punën e tij gjatë vlerësimit të veprimtarisë sime në fushën e artit. Ai shkroi një monografi me titull “Piktor i dimensioneve të gjëra piktorike, dizajneve grafike dhe aranzhimeve, afisheve, shenjave dhe simboleve” Tiranë, mars 2015. Po e njëjta është përkthyer edhe në gjuhën angleze, e zgjeruar dhe e ilustruar me piktura të ndryshme me titull: ”Nevruz Musa – ALBANIEN PAINTER OF WIDE PICTORIAL DIMENSIONS – ARTIST MONOGRAFI”, botues NEW PATING & DESIGN” 2015. “Pikturat janë fryte të pasioneve, temperamentit”. Me ngjyrat përpiqem të jap kuptime  psikologjike. Kur përfundoj veprën, e cila varet në ekspozitë ose mur, fillon vrojtimi apo bashkëbisedimi imagjinar në mes të pikturës sime dhe shikuesit, vizitorit të ekspozitës.

Nga puna Juaj  mbi 65-vjeçare keni pasur  edhe shumë paraqitje, jo vetëm në Gjakovë e Kosovë, por edhe në shumë shtete të tjera?

Nga puna shumëvjeçare ka pasur edhe vizita të ndryshme: në Austri, Gjermani (1967), Itali (1971), Greqi (1974, 1975), Shqipëri (1980), Finlandë (1981), ishte një eksperiencë e madhe. Pastaj kam marrë pjesë me 18 ekspozita kolektive, së bashku me artistë të tjerë, si në ato të organizuara në Kosovë, po ashtu edhe në shtetet tjera si në Kanada (1969), Itali (1970 ’72,’74), Bullgari (1973, ’74’ 75), Gjermani (1977), Japoni (!978), Slloveni (1980), Kroaci (1982), Bosnjë…(1976), Serbi (1979, ’84), Maqedoni (1979) etj.

Ndërsa ekspozita personale: në Prishtinë(1984),Tiranë (1992, 2010), Prishtinë (2007, 2008), Gjakovë (2008, 2014), Pejë (2010) .

Si e vlerësoni nivelin e artit të pikturës në trevat shqiptare, Kosovë e tutje në raport me atë të artit evropian?

Niveli i artit në Kosovë mund të shpjegohet paraprakisht duke analizuar studimet e piktorëve shqiptarë nga Kosova që studiuan nëpër qendra të ish Jugosllavisë, ku arritën rezultate, sepse kishin kushte për punë dhe ligjërues e pedagogë me famë. Kështu nga kosovarët u dalluan M.Mulliqi, T.Emra, R. Ferri (të cilët janë edhe anëtarë të ASHAK-ut). Por edhe të tjerë nga gjenerata të mëvonshme. Po ashtu, edhe arti pamor në Shqipëri dallohet nga emra të ndryshëm që kishin studiuar në qendra të ndyshme evropiane si në Itali, Francë, ish Bashkimin Sovjetik, (para Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj) që janë emra të njohur edhe sot…Kështu arti pamor në Shqipëri i takon arritjeve të larta që njeh historia e kombit tonë. Ishin ata që vunë themelete e artit nacional, qoftë në grupe apo individualisht. Arti modern evropian është kategori shpirtërore e veprimeve, i cili tejkalon dukshëm artin tonë…Maks Ernest, Picasso, Huan Gris e të tjerë, ishin avangarda e shkatërrimit. Në vitet e ’60-ta po niste pop arti dhe po zhdukeshin dallimet tradicionale në mes të artit eksperimental, jofigurativ dhe artit të masës, gjë që në trevat tona këto nuk kanë arritur ende…

Porosia Juaj për piktorët e rinj?

Kujdesi, vemendja, leximi, vizitat etj., si dhe përkushtimi për artin. Por Umberto Eko, thotë:”GENIUS IS TWENTY PERCENT INSPIRATION AQND EIGHTY PER CENT PERSPIRATION” (Gjeniu është njëzet përqind inspirim, tetëdhjetë përqind mund dhe djersë).

P.s. Kanë thënë për piktorin: Akademik Kujtim Buza:”N. Musa është piktor shumë planesh. Ai bën pikturë kavaleti, pano dekorative, autor i punimeve grafike – ilustrimit dhe karikaturës, pllakist, modelues shenjash dhe simbolesh, i formuar estetikisht dhe me diapazon të gjerë profesional. Bën pjesë në ata njerëz të çmuar që  përgatit jeta, puna dhe angazhimi krijues…Urojmë ta kemi për shumë vite Nevruzin dhe veprën e tij që ka marrë shumë qendra arti të globit.

Ksenofon Dilo (Drejtor i Galerisë së Arteve Figurative-Tiranë):”…Ai mban qëndrim permanent krijues, njeh mirë karakterin dhe kërkesat e subjektit që trajton, materialet, specifikën e gjinisë, duke fiksuar në gjuhën e shprehjes individuale…”

Skender Boshnjaku prof. PhD:”Forma, përbërja  idetë, materialet janë në koordinim njera me tjerën në veprat e larmishme të N. Musës. Ngjyrat janë të hapura, të lëvizshme dhe unike..”

Mr. dr. Leontina Gega – Musa: ”Potenciali i tij krijues me një cikël pikturash reflektohet me një spektër të madh ngjyrash, me një kolorit intensiv të harmonizuar në tërësi kompozicionale. Veprat në ekspozim të autorit N. Musa, bëjnë të flasin me shenja dhe simbole të së kaluarës…”

Pason një reportazh televiziv për veprimtarinë artistike nga gazetari Edmond Prifti shfaqur për tv ATA – Tiranë, nga ekspozita në Galerinë e Muzeut Historik Kombëtar, 2010.

 Hajrullah Hana

Previous Post

Një javë plot veprimtari për 14 Qershor- Ditën e çlirimit

Next Post

Ansambli Shkelzen Doli në valët e muzikës së filmave shqiptarë

Related Posts

Brezat e muzikës që po vijnë pas legjendave!
Kulturë

Brezat e muzikës që po vijnë pas legjendave!

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë
Kulturë

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes
Kulturë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje
Kulturë

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës
Gjakova Presss

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In