Monday, December 30, 2024
Gjakova PresssSporti

Një ngjarje sportive më 1945 sikurse në tetor 2014

Shkruan : Prof.dr. Agim Zajmi

GALA I ZAJMIT  17 11 1952 int
Ekipi i Vllaznimit i fotografuar me 17.11.1952. Nga e majta lartë: Isa Çurdina, ?, Esat Dujaka, Ahmet Zajmi-Gala kapiten, Hamdi Nuqi, Haxhi …, Gani Rizvanolli, Enver Shasivari, ? Zhubi, posht ulur nga e majta Hamid Lleshi, M.Kozniku-Kulloshi, Aca Petrovic, Skender Xhiha.

 Në Gjakovë para 70 viteve, serbet  shfaqen të njëjta dukuri të urrejtjes ndaj shqiptarëve sikurse me 14 tetor 2014 në Beograd gjatë ndeshjes futbollistike Serbi- Shqipëri  

Gjakova me rrethinë përgjatë historisë, ka përjetuar ngjarje shumë të rëndësishme për historinë e veçanërisht në historinë e Lëvizjes kombëtare. Gjakova me rrethin përgjatë shekujve ka krijuar traditë të lartë patriotike, kulturore, zhvillimin, ruajtjen e një numri të madh të zejeve të ndryshme e në mënyrë të veçantë sjelljen e mjeteve transportuese dhe zhvillimin e tyre në Gjakovë.

Brigada famëkeqe e quajtur ”Brigada e I e Bokelit” nga Mali i Zi, e cila është e njohur se zhvilloi aktivitet anti çlirimtar në ish Jugosllavi dhe ishte ngushtë e lidhur dhe bashkëvepronte me Ushtrinë   e  Mbretit, përkatësisht ishte ushtri çetnike, e Jugosllavisë së Vjetër në momentet kur u vërejt se do të kapitulloj ushtria e Jugosllavisë së Vjetër, vendosen  që të zhveshën nga uniforma çetnike duke i hekur “kokardat” nga “shajkaqat” dhe në vend të tyre ta vendosin yllin e kuq dhe kështu t’i bashkëngjiten partizanëve. Ata morën urdhër të vijnë në Kosovë për të zhvilluar aktivitet luftarak. Para se të hyjnë në Kosovë ata në kufirin e Malit të Zi zhvilluan trajnime disa ditëshe, se si duhet të paraqiten dhe të sjellën me shqiptar, përkatësisht atyre duhet premtuar zhvillim të luftës së përbashkët kundër okupatorit, Arsim të mirëfilltë, Zhvillim ekonomik, Vetëvendosje etj.  e mbasi që të përfundoj lufta ne e dimë se si duhet vepruar me shqiptar, përkatësisht t’i përndjekim në mënyrë ma mizore sikurse edhe kanë vepruar. Një pjesë e kësaj ushtrie famëkeqe u vendos në Pejë, ndërsa një pjesë në Gjakovë. Gjatë ditës dhe natës kjo ushtri zhvillonte aktivitete të numërta gjakatare kundër shqiptarëve në mbarë Kosovën.

Një ditë prej ditësh,   kuptohet mbasi “ta quajmë çlirimit të Kosovës”, përkatësisht tërheqjes të forcave gjermane dhe italiane nga Kosova, Brigada famëkeqe e Bokelit kërkoj të zhvillohej një ndeshje gjëja se miqësore futbollistike me ekipin “Pashtriku” të Gjakovës si  quhej para Luftës së Dytë Botërore”, ndërsa mandej quhej “Ylli i kuq” dhe së fundi “Vëllaznimi”.

Mbasi që filloj ndeshja ekipi i Brigadës së Bokelit shënoj gol. Në atë moment ushtria e  Brigadës Bokelit së bashku me policinë filluan të shtien me armë zjarri në ajër, përkatësisht duke festuar shënimin e golit dhe në ketë mënyrë duke  manifestuar urrejtje dhe shovinizëm të haptë ndaj popullit shqiptar. Kjo dukuri u manifestua pikërisht para 69 vjetëve të ndeshjes Serbi-Shqipëri e cila u luajt në Beograd me 14. 10, 20014.  Për habi populli serb për rreth shtatë dekada nuk pësoj kurrfarë përmirësimi në sjelljet të tyre shoviniste. Në  atë kohë publiku i Gjakovës i cili e përcolli lojën e ndjeu vetën të dëshpëruar, ofenduar dhe të nënçmuar maksimalisht.

AHMET -GALA  ZAJMI 2Një manifestim të tillë populli shqiptar nuk e priste. Në ato momente Ahmet Zajmi i quajtur Gala si lojtar me shumë ndikim në ekip, iu ka drejtuar me zë të lartë bashkë lojtarëve  në mënyrë që të mos demoralizohen dhe të angazhohen për ta barazuar rezultatin. Ky urdhër u dëgjua prej gjithë lojtarëve, publikut në stadiumin e vjetër që ndodhej buzë ish kazermës së armatës të ish Jugosllavisë, ku u zhvilloheshin aso kohe lojërat, por edhe nga ana e ushtrisë dhe policisë. Mbas këtij urdhri në fakt u vërejt një angazhim i jashtëzakonshëm i lojtarëve në fushë, çka mbas një kohe rezultojë që ekipi gjakovar të shënoj gol, përkatësisht të barazoj rezultatin 1 me 1. Pas këtij goli barazues, publiku gjakovar i cili ende nuk i kishte dorëzuar armët, sepse sapo kishte përfunduar lufta filloj të gjuaj po ashtu në ajër me armë të ndryshme. Këto gjuajtje ishin mjaft masovike e në anën tjetër ushtria dhe policia e ndien veten të nënçmuar dhe me këto gjeste erdhi në shprehje se qëllimet e ushtrisë dhe popullit nuk ishin të njëjta dhe se urrejtja dhe shovinizmi serbo-malazez ishin pa ndërprerë prezentë e sidomos kur dihet se kjo ushtri zhvillonte aksione të numërta anti shqiptare në mënyrë të fshehur si në Gjakovë ashtu edhe në rajone të ndryshme të Kosovës.

Mbas golit barazues dhe atmosferës së krijuar në fushë të topit Ahmet Zajmi – Gala me një entuziazëm edhe më të shtuar, me një zë edhe më të lartë ju drejtohet bashkë lojtarëve që të angazhohen edhe më shumë për të shënuar fitore.  Edhe ky urdhër dëgjohet nga të gjithë, publiku i Gjakovës në njërën anë si dhe ushtria dhe policia në anën tjetër. Kjo u vërejt më së shumti në angazhimin e të gjithë lojtarëve dhe dirigjimin e lojës nga Ahmet Zajmi – Gala.

Si rezultat i këtij angazhimi i cili mund të quhet emocional dhe vullnet të pakrahasueshëm ekipi i Gjakovës arriti që ta shënoj golin e dytë dhe të fitores.  Në këto momente mbas golit të dytë publiku i Gjakovës, pothuajse në mënyrë të pakontrolluar prej gëzimit dhe emocioneve filloj të zbrazi armët në ajër duke festuar golin dhe udhëheqjen prej 2 me 1.

Është e njohur se mbas çdo fitore të ekipit të Gjakovës , Galën si simpatizues i publikut dhe qytetit e kanë përcjellë para duarve simpatizuesit deri në zhveshtore. Duke e vërejtur ushtria dhe policia dukurinë e kësaj ngjarje, ata u organizuan që para se të hyjë publiku në  fushë për ta marrë Galën para duarve me e dërgua në zhveshtore, policia dhe ushtria që më para kishin bërë plan që ata të hyjnë me armë të cilat i orientuan ndaj publikut dhe e rrethuan Galën si protagonist kryesor i kësaj ngjarje duke mos  lejuar që publiku të afrohet. Por publiku u vu prapa në përcjellje të simpatizuesit të tyre Ahmet Zajmit – Galës dhe ushtrisë me polici dhe kështu vazhduan rrugën deri në OZNE ku e përcjellën Galën. Para OZN-ës tani ndodhej i tërë publiku i Gjakovës, ndërsa kalimtarët e rastit drejtoheshin me pyetje se çka po ndodhë dhe pse jeni grumbulluar dhe po qëndroni këtu.  Publiku dhe populli u përgjigjeshin se OZNA e ka marrë Galën dhe si duket donë me e pushkatua. Në këtë mënyrë numri i popullatës para OZN-ës vinte duke u rritur. Brenda në OZN-ës zhvilloheshin biseda për veprime të mëtutjeshme me Galën. Në atë kohë në situatën e krijuar, rol me rëndësi ka pasur  Misin Saneja nga Gjakova, i cili në mënyrë elokuente e ka neutralizuar situatën e elektrizuar e që ka mundur shumë lehtë të eskalojë në një gjakderdhje me përmasa katastrofale në mes të simpatizuesve-popullatës dhe organeve policore-shtetërore.

Saneja, ka punuar në Gjakovë, Prishtinë, Podujevë dhe Ferizaj, ku ka lënë përshtypje shumë të mira te qytetarët. Ai ishte njeri i butë, i urtë, i thjeshtë dhe modest. Ishte njeri i cili e kishte mundur frigën dhe kishte fituar guximin.

Misini  mbasi që i dëgjoj planet e veprimit me Galën shkoj deri të Gala ku ishte i izoluar dhe i tha se kështu po përgatitet dhe le të kenë kujdes në kontakt me ta, përkatësisht të mos jetë shumë i vrazhdë se ka për të pësuar edhe me jetë. Gala si ishte i njohur shumë zemërnik dhe i guximshëm i tha “vetëm le të provojnë diçka”. Me mençuri të veçantë  Saneja,  i cili e ka njohur Galën, ju përcjelli policisë  që të kenë kujdes me veprime se përndryshe ai dinë me qenë shumë i rrezikshëm dhe se numri i popullit me kohë po rritej. Duke e parë që turma e popullit po rritej para OZN-ës, mandej duke e ditur që një numër prej tyre ishin të armatosur, ata filluan të zhvillojnë biseda me Prishtinën, për tu konsultuar dhe për të marrë urdhra për veprime të mëtutjeshme.  Mbas disa bisedave dhe faktit se po rritej numri i qytetarëve  të cilët shprehnin mos kënaqësi dhe protesta për marrjen e Galës, ata dhanë urdhër që ta lirojnë. U tha që ndaj këtij njeri të kenë kujdes të veçantë mbasi qenka kaq i rrezikshëm, e në të vërtet ky vetëm luante me zemër dhe luftonte për fitore të ekipit.