Njomakët e Gjakovës dhe Shkodrës futboll për kënaqësi

Futbollistët e rinjë të Gjakovës të enjten pasdite kanë treguar futboll cilësorë në lojë me moshatërt e vet nga Shkodra. As shiu I pandërprerë nuk I ka penguar futbolistët e rinjë që të trgejnë futboll cilësorë dhe të dëshmojnë se janë ardhëmeria e futbollit. Në ndeshjen e parë skuadra e njëmbëdhjetë vjecarëve të KF Gjakova mposhti Vëllaznin e Shkodres me rezultat të thellë 7 me 1. Futboll të mirë dhe lojë atraktive kanë treguar edhe futbolistët e moshës 13 vjecare  në ndeshjen e dytë  miqësoreme shkodranët. Ndeshja ka përfudnuar me rezultat 5 me 2 në favor të gjakovarëve.

Para zhvillimit të këtyre ndeshjeve u organizua ceremonia e dorëzimit të Kupës fituese të garave të Ligës regjionale të Futbollit për KF Gjakova. Kupën ua dorëzoi, Xhafer Halilosmani, sekretar  I Ligës Rahonale të Futbollit në Gjakovë.