Nuk ka shëtitore verës në rrugën Nëna Terezë
Çdo vit nga data 1 korrik deri më 31 gusht ndalohej qarkullimi i veturave nga ora 20.00 deri në 24.00 në rrugën kryesore “Nëna Tereze” për t’iu lënë në shërbim këmbësorëve dhe shëtitoreve. Por sivjet ky ndalim nuk vlen. Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve pas orës 20 gjatë periudhës së verës në rrugën kryesore “Nënë Tereza” nuk është miratuar në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Një vendim i tillë ka ardhë për shkak se me mbylljen për qarkullim të automjeteve të Çarshisë së Vjetër, pastaj me lëshimin në funksion të Platosë së Namszgjahut, si dhe me parqet e qytetit, në Gjakovë janë krijuar hapësira të mjaftueshme të cilat mundë të shërbejnë si shëtitore për këmbësor, ndërkohë që vite me radhë mbyllja për qarkullim për automjete e rrugës “Nëna Terezë“, ka rënduar tejmase trafikun në tërë qytetin, meqë një gjë e tillë ka reflektuar pothuajse në të gjitha akset rrugore në komunë.