Numri i atyre që nuk e mbijetuan Covid-19 ka arritur në 84!
Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus si dhe dy raste vdekje, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të atyre që nuk i mbijetuan koronavirusit në 84. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 875 persona të infektuar dhe 1 mijë e 298 të shëruar. Brenda kësaj periudhe 24 orëshe janë shëruar 4 persona. Aktualisht janë 493 raste aktive me Covid-19.
Në Spitalin Isa Grezda raporti i fundit fliste për këto të dhëna: 107 pacientë të hospitalizuar që janë trajtuar për Covid, 60 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 70 pacientë me oksigjeno terapi dhe 6 pacientë në CPAP maskë.