Nxënësit gjakovarë në Olimpiadën botërore Genius

Mehmet-akyf-reklamaEdhe një sukses i kolegjit Mehmet Akif në Gjakovë. Dje është shpallur lista e projekteve të përzgjedhura për Olimpiadën  gjigante të dijes “GENIUS” , që do të mbahet në SHBA.

Art Vula ,  Rita Qela , Leonita Sadiku  dhe Errita Bokshi  janë nxënësit, që do ta përfaqësojnë Kosovën dhe kolegjin “Mehmet Akif” në Gjakovë në këtë olimpiadë. Nxënësit gjakovarë do të prezantohen me projekte shkencore, si vazhdimsi e sukseseve të këtij kolegji, pasi vite më parë në po të njejten Olimpiadë kane fituar medalje të arta, Edi Muhaxhiri dhe Rubin Daija.