Nxënësit gjakovarë Rubin Daija dhe Edi Muhaxhiri triumfues në Olimpiadën e gjenive në Amerikë

Nxënësit gjakovarë Rubin Daija dhe Edi Muhaxhiri  të Kolegjit “Mehmet Akif” kanë triumfuar  në Olimpiaden e gjenive  për  projektet lidhur me ambientin që është mbajtur nga data 16 deri më 21 qershor në New York të SHBA-ve.

Olimpiada Foto 1 Perfaqesuesit e Kosoves- Ardit Brovina, Ardi Zejnullahu, Rubin Daija dhe Edi Muhaxheri
EDI-RUBIN (2)1EDI-RUBIN (2)2 Ata janë prezantuar me arritjet në fushën shkencore me temën    “ ABSORBIMI I MONOKSDIT TE KARBONIT DUKE PERDORUR HEMOGLOBINEN E THATE  SIKUR BIOFILTER ” dhe kanë marrë medaljen e artë për punën shkencore.

Ky është një sukses i madh i nxënësve të këtij kolegji meqë është arritur në konkurrencën e madhe të nxënësve nga 100 vende nga mbarë bota. Drejtues të kolegjit Mehmet Akif, të hënën do ti bëjnë pritje solemne  këtyre nxënësve fitues në aeroportin e Prishtinës.(gjakovapress.info)