Sunday, February 4, 2024
AktualeLajme

Nxënësit shqiptarë nga diaspora në Koshare

Me qëllim që të njihen më mirë dhe të krijojnë lidhje shoqërore e emocianale me atdheun e tyre, rreth 60 nxënës shqiptar që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës po qëndrojnë këto ditë në Kosovë, me q’rast po i vizitojnë disa nga vendet më karakterisitke dhe të rëndësishme historike, e kulturore.

Të shoqëruar nga mësues shqiptar në diasporë dhe nga bashkëmoshatarë të tyre nga Kosova, nxënësit e diasporës kanë qëndruar në varrezat e dëshmorëve në Koshare, në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan, ndërsa një vizitë e zhvilluan edhe në komunën e Deçanit si dhe vizituan disa kulla tradicionale në fshatin Dranoc të kësaj komune.

nxenesit e Suedise ne KosharePërderisa po vizitonin dhe po bënin nderime në varrezat e dëshmorëve në Koshare,(foto)  nxënësit u shprhen tejet të emocionuar për faktin se në këtë betejë ka pasur një numër të madh të pjesmarrësve dhe të rënëve, të cilët i patën lënë të mirat e Evropës, për të luftuar për atdheun e tyre.

“U emocionova shumë kur mësova se shumë prej këtyre dëshmorëve kanë ardhur në luftë nga shtetet e Evropës. Shumica prej tyre paskan qenë shumë të rinjë dhe paskan bërë sakrificë të madhe për Kosovën. Po më vjen keq që të pakten varret nuk ua paskan ndërtuar asshtu siç e meritojnë këta djem”, ka thënë ndërkohë 18 vjeqarja Ariana Jashari nga Suedia.