Saturday, February 3, 2024
Kulturë

Ora e Kullës së sahatit, është ndalur tek 13 e 15 minuta!

Kulla e sahatit në Gjakovë  është bërë edhe si identitet i qytetit. Turistët bëjnë fotografi, kanë dëshirë ta shofin dhe me këtë kullë dëshmojnë se janë në Gjakovë.  Ky objekt ishte ndërtuar nën vazhdën e objekteve të cilat u ndërtuan dhe njëherit janë simbole të zhvillimit të qytetit. Sahat Kulla  ose në turqishte myvakif hane është ndërtuar në vitin 1597 në periudhën osmane. Por ajo u dogj në vitin 1912 nga ushtria e atëhershme serbo – malazeze. Ndërsa rindërtimi i saj vjen shumë më vonë, përkatësisht mbas luftës së fundit në Kosovë. U rindërtua duke i ripërdorur disa nga gurët e themeleve të saj, duke e lënë kështu të vetmen shenjë të origjinalitetit të saj. Rindërtimi u bazua në fotografitë e ruajtura në arkivën e qytetit. Si karakteristikë mbetet ora dhe lartësia e saj e cila mundëson të shikohet nga disa drejtime të qytetit. Por ora, kohëve të fundi nuk po punon.

Shkoi dimri e po shkon edhe vera, ndërsa akrepat e orës në Kulllën e Sahatit, nuk po lëvizin. Ora është ndalur tek 13 e 15 minuta. Ndërrohen ditët, javët e muajt dhe akrepat mbesin njejtë, pa lëvizur dhe pa u lodhur hiq. Në kohën kur Çarshia e vjetër dhe ajo zonë ku është Kulla e Sahatit, si një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të Gjakovës,  vizitohet nga mijëra vizitor, ende nuk është arritur që të riparohet ora. Ndoshta ka ardhë koha që tash ora te Kulla e sahatit, të riparohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *