Organizohet “Vrapi i lirisë”
Me organizim të Forumit rinor të Aleances Kosova e re ( AKR), të dielen u mbajt “Vrapi I lirisë” për nder të 14 Qershorit- Ditës së Clirimit të Gjakovës.
Në shtegun 5.5 km, fitues doli Avdyl Rrustemi. I dyti Ditjon Krasniqi dhe I treti Florent Qela. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Mimoza Kusari- Lila, kryetarja e degës së AKR-së në Gjakovë dhe z.kryeministre dhe ministre MTI-së.