Orkestra e Akademisë së Arteve në Tiranë koncert në Gjakovë
Skena e Pallatit të Kulturës në Gjakovë ka jehuar të martën në mbrëmje nga këngët e bukura ndër shekuj të interpretuara nga Orkestra e Akademisë së Arteve në Tiranë nën dirigjimin e studentit të vitit të tretë nga Gjakova, Fisnik Kurtit dhe Agron Kapllanit. Ishte një koncert festiv me rastin e Festës së Flamurit me këngë të paharruara dhe këngë të shprirtit dhe krenarisë kombëtare. “Kështu më së miri festohet 28 Nëntori, me këto këngë të paharruara” tha pas shfaqjes Udhëheqësi artistik Alqi Lepuri, Artist I merituar, duke shprehur kënaqësinë për ngrohtësinë që I fali publiku artdashës gjakovar. Orkestra e Akademisë së Arteve nga Tirana, në përbërjen e së cilës ishin rreth 50 instrumentist bashkë me solistët Gjylie Pelingu-soprano, Dardan Pepkolla–tenor dhe Solen Alla–bariton me sukses sollën para publikut 9 interpretime që nisën me himnin kombëtarë e mbaruan me këngën “Dua më shumë Shqipërinë” dhe me lule e duartrokitje të gjata.
Dirigjenti nga Gjakova, Finski Kurti i cili studion edhe për saksofon tha se ka qenë shtytësi kryesor që Orkestra nga Tirana ishte sonte në Gjakovë dhe se I është plotësuar një dëshirë e kamotshme që të sjellë orkestrën me një program madhështor e cilësorë për një publik artdashës siç e ka Gjakova.
Koncerti i sontem rrumbullakoi një muaj plot veprimtari kulturore që iu dedikua 28 Nëntorit Festës së Flamurit me organizim të Drejtorisë Komunale për Kulturë.