Paguani borxhet për një qytet të pastër, porosit NTP”Çabrati”
Pastërtia dhe higjiena në hapësirat publike të komunës së Gjakovës mbetet prioritet për kompaninë e pastrimit “Çabrati” e cila edhe në këto ditë të stinës së dimrit ka shtuar përpjekjet për kryerjen me sukses të punëve të çdoditshme në heqjen e mbeturinave nga shtëpia në shtëpi, pastrimin e kontejnerëve, pastrimin e rrugëve kryesore si dhe punëve tjera të çdoditshme. Veç kësaj punëtorët e kësaj kompanie me kërkesën e Kuvendit komunal në vazhdimësi janë marrë edhe me pastrimin e lumit Krena, lum ky që kalon përmidis qytetit.
Përkundër kësaj përpjekje në ofrimin e shërbimeve të pastrimit për qytetarët, kompaninë Çabrati po e shqetëson shkalla e lartë e borgjeve që kanë shfrytëzuesit e shërbimeve. Kjo, sipas drejtorit Avdullah Babalija po ndikon jo vetëm në afarizmin e ndërmarrjes por edhe në pamundësinë për të siguruar pajisje të reja transportuese, sepse këto të tashmet janë shfrytëzuar në maksimum. Sipas tij, kryerja e obligimeve ndaj kompanisë së pastrimit “Cabrati” do të mundësonte një shërbim akoma më cilësorë ndaj qytetarëve.