Saturday, February 3, 2024
AktualeLajme

Pali në facebook ia uron fitoren Mimozes

Tashmë ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj të hënën pasdite e ka uruar fituesen e zgjedhjeve për kryetar të Gjakovës, zonjën Mimoza Kusari – Lila.

Pali me facebook“Qytetarë të nderuar faleminderit shumë për votën tuaj! Ishin zgjedhje demokratike dhe ne e pranojmë rezultatin. Urojmë kundërkandidaten Mimoza Kusari – Lila duke i uruar që t’i realizojë të gjitha projektet që i shërbejnë për mirë qytetarëve të Gjakovës! Kemi humbur një betejë por kjo nuk na ndal që të synojmë lartësitë. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Pal Lekaj në profilin e tij në Facebook.