Sunday, March 24, 2024
AktualeLajme

Panairi shkencor i nxënesve gjakovarë në parkun e qytetit

Me organizim të Kolegjit Mehmet Akif të Gjakovës dhe në bashkëpunim me shkollat publike të qytetit, sot para pallatit të kultrës Asim Vokshi” po mbahet  panairi shkencor  ku nxënësit dhe mësimdhënësit kane prezantuar arritjet e tyre në disa fusha shkencore. Në hapjen solemne të këtij panairi të dijes, pjesëmarrësit i përgëzoi drejtoresha e Arsimit Silvana Haxhikadrija, ndërsa  Ali Tiryaki, drejtori i kolegjit Mehmet Akif, theksoi rëndësinë që ka ky panair.

” Permes punes studimore nxenesit tregojne shkathtesite e tyre duke demonstruar eksperiemente nga shkenca” tha Tiryaki.

Nxenesit paraqiten njohurite e tyre teorike dhe praktike ne fushat e ndryshme si : Fizika,  Gjuha Angleze, Kimia, Arti, Matematika, Gjuha Turke ,  Historia,  Gjeografia etj. Bashkëyqatrët tanë, rreth 120 ekeperiemente të nxënësve gjakovarë të prezantuara në panairin shkencor, paten mundësi ti përcjellin gjatë tërë ditës .