Parku në Lagjen Qyl

parku qylFëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e lagjes Qylë  të Gjakoves kanë hapësira për rekreacion. Me fondet e Bashkimit Evropian për realizimin e programeve për stabilizim të komuniteteve në Gjakovë është ndërtuar parku për pushim e argëtim për fëmijë dhe të rritur në Lagjen “Qyl”. Për ndërtimin e këtij parku janë investuar 18.724 euro.

Drejtori I Drejtorisë për Administratë dhe Personel  Armend Vokshi, ka vlerësuar lartë mbështetjen e BE-së dhe realizimin e programeve për stabilizim të komuniteteve, konkretisht edhe projektin që është realizuar në Gjakovë.

“ Komuna është liruar në  participim të këtij projekti, për shkak të gjendjes së rëndë financiare buxhetore, dhe ne e vlerësojmë lartë realizimin e këtij projekti që sot po  pranojmë dorëzim pranimin e këtij parku që do të ndikoj dukshëm në aktivitete të fëmijëve rinisë dhe të rriturve”, ka thënë Vokshi. Sipërfaqja e këtij parku me lojëra për fëmijë me fushë sportive dhe këndë për pushim dhe rekreacion ka një sipërfaqe prej afro një hektar.