Wednesday, February 7, 2024
AktualeLajme

Pastrohet serish Krena

Lumi KrenaEkipet përkatëse të Ndërmarrjes për pastrimin e rrugëve, përkatësisht bartjen e mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë, tash e disa  ditë kanë nis pastrimin e tërsishëm të shtratit të lumit Krena, nga Ura e “Rexhep Agës” deri te ajo e Taliqëve. Aktualisht po bëhet edhe kositja e mënjanimi I barit për rreth shtratit, ndërkohqë,  kërkohet një angazhim dhe kujdesje shumë më e madhe edhe nga e qytetarët. E. për gjithë ata qytetarë që vazhdojnë të hedhin mbeturina në lumin Krena do të  aplikohen  masat e paralajmëruara ndëshkuese.