Pensionohet Dr. Ali Iljazi autor i shumë punimeve shkencore dhe teologjike
Gjakova ka qenë dhe mbetet qyteti I arritjeve në mjekësi. Kjo falë mjekëve të zot që me punën e tyre përkushtuese përherë kanë qenë në shërbim të pacientëve. Pas një punë të gjatë në shërbim të popullit vjen edhe dita e pensionimit që në njëfarë mënyre është edhe ditë falënderuese e Institucioneve shëndetësore për kontributin e mjekëve që kanë lënë gjurmë në shëndetësinë gjakovare dhe më gjerë. Kështu me një ceremoni modeste, në ambientet e Institutit të Mjekësisë së Punës të Kosovës në Gjakovës, është pensionuar njëri ndër pionierët e parë të mjekësisë gjakovare, dr. Ali Iljazi, I cili ka marrë mirënjohje e falënderime për kontributin e madh në fushën e mjekësisë dhe afërsinë e dashamirësinë me pacientët e tij.
Drejtuesi I këtij Instituti, dr. Luan Nagavci tha se kontributi I dr. Ali Iljazit është pazëvendësueshëm, sepse sipas tij, ishte mjek me të gjitha tiparet. I takon brezit të mjekëve që për mireshendetin e popullates nuk ka kanë kursyer dijen, mundin dhe lodhjen.
Doktoret: Ali Iljazi, Rifat Lila, Ali Thaqi, Shkelzen Zajmi e tjerë I kanë vënë themelet e Institutit të Mjekësisë së Punës që është bërë shembull në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Përgëzime për dr. Alinë erdhën edhe nga stafi I Institutit të Mjekësisë. Dr. Ali Iljazi, konsiderohet ndër mjekët e parë në Kosovë që aplikoi testimin provokues me pluhura organike, ku deri më sot ka botuar mbi 80 punime shkencore. Dr. Ali Iljazi merret edhe me teologji, konkretisht me studimin e Kur’anit nga këndvështrimi shkencor dhe lidhjet në mes ajeteve të Kur’anit dhe ligjeve natyrore në gjithësi. Nga kjo lëmi ai ka publikuar mbi 800 punime shkencore.