Për 24 orë në Gjakovë 16 të infektuar 35 të shëruar
Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë regjistruar 16 raste të reja me Covid 19. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 953 persona të infektuar dhe 1 mijë e 265 të shëruar. Janë shëruar 35 pacientë. Brenda kësaj periudhe 24 orëshe është raportuar për një rast të vdekjes (60 vjeç), duke e ngritur numrin e rasteve të vdekjeve në 91, nga muaji Mars kur filloi pandemia. Ndërkaq, aktualisht janë 597 raste aktive me Covid-19.
Në Spitalin Isa Grezda gjatë fundjavës kanë kërkuar ndihmën mjekësore edhe 12 pacientë të rinj që kanë qenë të dyshuar me Covid, duke ngritur numrin në 73 të atyre që po trajtohen në repartet e spitalit. Sipas raportit të sotëm, prej këtij numri 40 janë të konfirmuar pozitiv. Me oksigjeno terapi janë 49 pacientë. Sot nuk ka asnjë rast në respirator por me CPAP maskë janë 2 pacientë. Në mesin e të trajtuarve si pozitiv, janë edhe 1 mjek, 12 infermier dhe 3 nga stafi teknik.