Monday, April 8, 2024
AktualeLajme

Për ditën e çlirimit përurime

Gjakova ka kremtuar Ditën e Çlirimit, e cila ka nisur me homazhe dhe vënje të kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve. U vlerësua se 14 qershori është ditë shumë e rëndësishme për komunën e Gjakovës, pasi ka nisur një epokë e re që është kurorëzuar si aspiratë e popullit shqiptar. Është një ditë që na kujton për angazhimin që duhet bërë për një jetë më të mirë dhe çdoherë me suksese për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Dira clirimit torte14 Qershori, është shënuar me përurimin e veprave të rëndësishme që ngrisin mirëqenien dhe përmirësojnë kushtet jetësore të qytetarëve të Gjakovës, me veprimtari kulturore e sportive dhe me koncertin Festiv. Fillimisht, kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe banorët e këtyre zonave , ka përuruar rrugën “Halit Asallani”, për të cilën komuna ka investuar mbi 30 mijë euro.

Dira clirimit rrugaNjë tjetër vepër me rëndësi që është përuruar në 16 vjetorin e çlirimit të Gjakovës është ndërtimi i aksit të rrjetit energjetik përgjatë rrugës Trakaniq-Novosellë e ulët. Në bashkë financim, Komuna e Gjakovës me KEDS-i, kanë realizuar ndërtimin e rrjetit të ri elektrik në gjatësi prej 3 kilometra, që do të furnizoj me energji elektrike 600 familje të fshatrave të kësaj ane. Një aset tjetër që është përuruar dje, është edhe fusha e futbollit të madh e ndërtuar në afërsi në Pallatit të Sportit “Shani Nushi”. Për këtë vepër Komisioni Evropian ka investuar 600 mijë euro.
Në kuadër të aktiviteteve të Komunës në shënim të gjashtëmbëdhjetëvjetorit të Çlirimit të Komunës së Gjakovës, komuna ka ndarë mirënjohje për krijues, artistë dhe media, të cilët pos arritjeve të tyre në sferat personale njiherit kanë qenë kontribues të ndryshëm edhe të aktiviteteve të organizuara nga Komuna. Mirënjohje iu nda Radio Gjakovës për arritje në fushen mediatike ndersa mirënjohj e edhe për humoristin Besim Dina, kitaristin Agron Peni, krijuesin për Librin e Ginisit, Alket Pozhegu, Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, fotografin Shkelzen Rexha, gazetarin sportiv Artan Muhaxhiri, si dhe Tv Syri Vision.
Dira clirimit mirenjohjet 1Humoristi Besim Dina ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila dhe është shprehur se angazhimet dhe kontributi i mëtejmë do të jetë në vazhdimësi, përkundër barrierave që shfaqen për punë dhe arritje profesionale