Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

Për një riintegrim të qëndrueshëm të komuniteteve

GjakovaPRESS

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) në Gjakovë, të martën  e ka vlerësuar si të suksesshme punën e bërë gjatë vitit të shkuar në promovimin dhe mbrojtjen e e të drejtave të komuniteteve duke mundësuar qasjen e barabartë të tyre në shërbimet publike dhe duke bashkërenduar procesin e kthimit  dhe riatdhesimit të qëndrueshëm.

Armend Behluli shef I ZKKK- në Gjakovë  theksoi se shqetësimi më I madh I komuniteteve në komunë është strehimi, ndërkohë që pikërisht në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdhenj  me projektin e Kartiasit Zviceran me ndërtimin e 29 shtëpive të reja në fazën e parë dhe të 35 të tjerave në fazën e dytë që do të përfundojnë këtë vit,në lagjen Ali Ibra .

“ Gjatë këtij vitit zyra jonë kishte pranuar një varg kërkesash nga komunitetet për strehim, ndihma ushqimore si dhe për lëndë djegëse, halle këto që shtohen posaçërisht gjatë stinës së dimrit. Pastaj ka pasur kërkesa për ndërtimin e infrastrukturës, rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve,” theksoi Behluli duke shprehur edhe shqetësimin për gjendjen e rëndë të atyre familjeve të cilat janë hequr nga listat e ndihmave sociale.

Sa i takon kthimit të të zhvendosurve brenda vendit si dhe personave të zhvendosur  në vendet e  rajonit, siç është Mali Zi  , u tha se gjatë vitit 2012 nuk kishte ndonjë rezultat edhe pse kishte kërkesa për kthim vullnetar.

“Edhe pas 14 vjet pas zhvendosjes, sipas të dhënave të UNHCR-së ende ekziston një numër shumë I madh I familjeve që janë zhvendosur në Mal të Zi e që mendohet të jetë rreth 800,kurse rreth 43 familje apo 213 persona të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas kanë shprehë dëshirën për tu kthyer e që shumica e tyre nuk kanë tokë në pronësi individuale”tha Behluli duke shtuar se gjatë vitit të shkuar nga Mali Zi është kthyer në shtëpinë e re një familje egjiptase me pesë anëtarë.

Janë prezantuar edhe të dhënat për numrin e të riatdhesuarve nga bota, që sipas ZKKK në Gjakovë kryesisht janë shqiptarë dhe nga viti në vit ky numër po zvogëlohet.

“Derisa në vitin 2010 kishte mbi 300 të riatdhesuar, në vitin 2012 ky numër arriti në 22 ndërsa vjet, nga Amerika, Austria, Belgjika, Franca, Gjerambnia dhe shtetet tjera evropiane u kthyen 164 persona, prej tyre 123 shqiptar, 14 rom, 11 ashkali, 7 egjiptian dhe 4 serb,” theksoi Behluli.

Sa I takon numrit të banorëve të komuniteteve pakicë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në komunën e Gjakovës banojnë gjithsejtë 6.679 banorë. Prej tyre 5.117 egjiptian, 738 Romë, 613 Ashkali, 73 boshnjak, 17 serb, 16 turq, 13 goran si dhe të tjerë janë identifikuar 92 banorë.