Përforcohet edhe LIBURNI
Klubi gjakovar i futsallit “Liburni”, së fundmi është pëforcuar edhe me një futbollist të ri, i cili pritet t’i ndihmojë ekipit në fazen finale të Play Offit. Bëhet fjalë për futbollistin Musë Murtezi me preardhje nga Presheva, i cili në Gjakovë vjen nga liga belge e futsallit, ku deri me tani është paraqitur me shumë sukses. Murtezi deri me tani ka luajtur për ekipin belg Inter Huy, njëri prej ekipeve më të suksesshme në Belgjikë. Ky është përforcimi i dytë pas ardhjes së Vokshit, ndërsa zyrtarët e klubit kanë paralajmëruar se ditëve në vazhdim në Gjakovë do të zbarkojë edhe një tjetër futbollist nga ligat evropiane të futsallit. Ndryshe, zyrtarët e klubit kanë bërë të ditur se Liburni synon qe edhe sivjet te luftoj deri ne fund per tu shpallur kampion per herë të tretë ne histori te klubit.