Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

Përfshirja e gruas në politikë

Në një debat të mbajtur të enjten në Gjakovë, të organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në veprim”, është kërkuar që përfshirja e gruas në politikë e në veçanti në vendimarrje të mos bazohet vetëm në kuotat e përcaktuara me ligj, por të bazohet në forcën reale të femrës kosovare.

Këtë mesazh e kanë bartur edhe dy kandidatet që në Gjakovë garojnë për kryetare të komunës, Mimoza Kusari – Lila e AKR-së dhe Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes.

Në këtë debat ka folur edhe Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim”. Ai ka përmendur një numër problematikash që i kanë përcjellur zgjedhjet e kaluara në aspektin gjinor, siç janë votimi familjar, numri tejet vogël i grave komisionere në vendvotime, numri i vogël i vëzhgueseve zgjedhore, si dhe pjesëmarrja e ulët e grave në votim.