Friday, March 29, 2024
Lajme

Përhapja e Covid 19 e fut Gjakoven në karantinë

Në vendimin që Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar të premten  theksohet se “Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinënë , Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç: Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë; qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë); operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit; kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;”.

Sipas vendimit, “Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19”.

Në fund të vendimit thuhej se për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *