Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Perkujtohen 8 deshmoret e Koshares

Sot,  bëhen 14 vjet nga rënia heroike e tetë dëshmorëve të kombit në Koshare nga komuna e Gjakoves.

luftetaret e kosharesKorab Binxhiu, Bashkim Idrizi, Genc Bytyqi, Xhafer Thaçi, Kasim Uka, Fisnik Salihu, Nimon Kadria dhe Besim Bekaj në luftë të drejtpërdrejtë me armikun dhanë më të shtrenjtën e tyre, në përpjekje për të thyer kufirin ndër-shqiptar i cili me dekada ndau kombin.

Për të përkujtuar këta luftëtarë të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraditen e sotme në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Gjakovës, janë bëre homazhe dhe mbi varret e tyre u vendosën kurora me lule.