Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Përurohet faza e parë e renovimit të Çarshisë së Vjetër

CarshiaFoto nga punimet

Është përuruar segmentit i parë i rrugës në Çarshinë e vjetër,  nga ish Shkolla e Lartë Pedagogjike deri tek kryqëzimi me rrugën e Mullirit në afërsi të Xhamisë së Hadumit, i revitalizuar me rrjetin  ri të ujësjellësit, pllaka e kocka të kombinuara, ulëse, ndriçim dhe gjelbërim.

Në përurimin e  këtyre punimeve që u organizua mbrëmë, kryetari komunës së Gjakovës Pal Lekaj tha se identiteti i Gjakovës është i lidhur ngushtë me Çarshinë e Vjetër prandaj investimet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit janë investime tejet të rëndësishme që duhet të gëzojnë të gjithë.

Çarshia Shetitorja“Ky është shembulli më i mirë se si ruhet trashëgimia, ky është revitalizim i Çarshisë me të cilën ne do të krenohemi”- ka thënë me këtë rast Lekaj.

Në solemnitetin përurues folën edhe Leonora Rraci drejtoreshë e Urbanizmit dhe Teuta Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe Ahmet Hoxha, kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.

Rraci, tha se rivitalizimi i Çarshisë së Vjetër  ka një rendësi të veçanet në  ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve, ndërkohë që ka potencuar edhe mundësinë e zhvillimit ekonomik të komunës.