Tuesday, April 9, 2024
AktualeLajme

Përurohet Kopshti i fëmijëve “GANIMETE TËRBESHI”, -Çerdhja e Deves

kopshtiInvestimi në kopshtin më të vjetër i njohur tek ne  si Çerdhja e Deves,  është realizuar nga iniciativa e Komunës së Gjakovës dhe aplikimi për grand tek Ministria Administrimit dhe Pushtetit Lokal. MAPL në bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës në vlerën prej 150,000 euro, mundësuan një ambient të ri dhe efikas për 120 fëmijë të cilët shtëpi të dytë do ta kenë kopshtin “Ganimete Terbeshi”. Në këtë kopsht, dhomën e aktiviteteve për fëmijët e ka pajisur organizata Caritas-i Zviceran. Ndërsa, në kopshtin Ganimete Tërbeshi frekuentojnë fëmijët e prindërve që janë të punësuar në institucionet më të rëndësishme të Komunës së Gjakovës, andaj ky objekt i ri me kushte të reja të shërbimeve është edhe një lehtësi për prindërit.

Komuna e Gjakovës gjatë vitit të ardhshëm do investoj edhe në hapësirat për rreth kopshtit, konkretisht në pjesët pas ndërtesave kolektive, në mënyrë që të ofrohet një rregullim i mirëfilltë edhe për parkingje por gjithashtu edhe hapësira të reja ku fëmijët mund të argëtohen gjatë qëndrimit në kopsht.

Kryetarja e Komunës  ka uruar për kopshtin e ri të fëmijëve duke ju dëshiruar edukim të mbarë dhe edukatoreve punë të lehtë. Ajo më tutje ka theksuar që Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar që të angazhohet për më shumë objekte të tilla dhe përmirësim të kushteve ku edukohen brezat e ardhshëm.