Tuesday, April 2, 2024
Gjakova Presss

Po revitalizohen Urat historike të Gjakovës

Trashëgimia kulturore e Gjakovës është e pasur, dhe nevoja për t’i revitalizuar objektet  mbetet akoma e madhe. Ndonëse me planifikim buxhetor, komuna e Gjakovës gjegjësisht drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka planifikuar ndarjen e mjeteve në vlerë 75 mijë euro për revitalizimin e dy urave, të Terezive dhe urës së Tabakëve, ky projekt ka gjetur mbështetjen për bashkëfinancim edhe nga Bashkimi Evropian dhe UNDP dhe po realizohet deri me tash me sukses. Kështu shumë shpejtë, Gjakovës do t’i shtohet edhe një zonë rekreative, e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve të saj.

Punimet për revitalizimin e Urës së Terezive dhe Ures së Tabakut  janë drejt finalizimit. Po punohet në mënyrë intensive për rregullimine ambijentit përreth tyre për të qenë të qasëshme për vizitoret dhe për tu shndërruar tamam në pika atraktive turistike . Po punohet në  ndriçimin e urave, ndërtimin e shtigjeve për ecje dhe gjelbërimin e ambientit përreth. Komuna në vazhdimsi e ka përseritur se mirëmbajtja dhe investimi në objekte të trashëgimisë kulturore, është një nga prioritetet e rëndësishme.

Ura e Terzive me 11 harqe në formë gjysmësharku e ndërtuar me material guri, më 1730, nga Esnafi i Terzive të Gjakovës mbi lumin Erenik lidhte Gjakovën me Prizrenin. Është e gjatë 192,8 m dhe e gjërë 5,1 m.

Ura e Tabakëve mbi lumin Erenik, e ndërtuar nga Esnafi i Tabakëve të Gjakovës, më 1790,  lidhte Gjakovën me Shkodrën. Është e gjatë 127 m. dhe ka 14 qemere me dritare shkarkuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *