Friday, April 5, 2024
Aktuale

Po rritet numri i të infektuarve me Covid 19

Komuna e Gjakovës po ngritet lartë në harten e përhapjes së të infektuarve me Covid 19. Gjatë 24 orëve të shkuara është shënuar numër i lartë rastesh pozitive. Këtë herë për nga numri i të infektuarve radhitemi menjëherë  pas Prishtinës dhe Pejes. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 32 raste të reja me koronavirus, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2 mijë e 875.  Numri i të shëruarve ka arritur në 2 mijë e 417,  ndërsa raste aktive me Covid aktualisht në komunën e Gjakovës janë 352.

Edhe numri i pacientëve  që po trajtohen  aktualisht në spitalin e Gjakovës për COVID,  është në ngritje. Sot janë të hospitalizuar 68 pacientë. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 50 pacient janë të konfirmuar pozitiv, 15 negativ dhe 3 të pakonfirmuar. Me oksigjeno terapi janë 32 pacientë, dy në respirator dhe 1 me CPAP maske. Në spitalin e Gjakovës po shërohen edhe pacientë nga Shqipëria. Sot për Covid po trajtohen 11 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *