Saturday, November 18, 2023
AktualeLajme

Po vazhdon pastrimi i parkut te ish kazermat

kazermat 1Objektet e vjetra të ish kazermës së APJ-së në qendër të qytetit dalëngadalë po rrënohen dhe po I lënë vend gjelbërimit. Komuna ka nisë vitin e kaluar pastrimin dhe rregullimin e këtij parku për të ndërtuar shtigje këmbësoresh e biçikletash, por fillimisht duhet mënjanuar objektet e vjetra. Edhepse larg rrugës kryesore ky objekt I madh po shkatërrohet pa problem nga një ekskavator që shihet në foto dhe po zgjon edhe kureshtjen e kalimtarëve.

Pas fillimit të punimeve në pastrimin e këtij parku është hapur edhe hapësira për këmbësor nga pallati I kulturës e deri tek rrethrrotullimi në drejtim të Prishtinës. Kjo do të mundësoi qarkullim më të lehtë të këmbësorëve dhe biçiklistëve,(kuptohet kur të ndertohet trotuari) ndërsa të kujtojmë se për shumë dekada kjo anë e rrugës ishte e bllokuar për këmbësorë.(gjakovapress.info)