Po vjen “Komedia Fest” do të gjallërohet Gjakova
Edicionin e pestë “Komedia Fest”, që do të mbahet nga 31 tetori deri më 6 nëntor në Gjakovë,do ta hap Teatri I qytetit të Gjakovës me premierën e re “Genjeshtra”. “Ma mirë se me shiku debate politike komiko/tragjike, vizitoni Komedia Fest në Gjakovë. Për hajgare, ironi dhe shpoti ja kemi pasë dorën gjithmonë, këtë s’munden me na mohu, sa ja kemi qëllu nuk e di, por mu mundu jemi mundu. Bëni më të hareshme mbrëmjet tuaja me KomediaFest” ka porositur kryetarja e komunes Mimoza Kusari Lila në FB.
“Ky edicion shtrihet në nivel ndërkombëtar, përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse, programin për fëmijë si dhe performanca nga artist të ndryshëm”, u tha të premten nga organizatorët e këtij festivali në një konferencë për media,

Sipas Lekë Rezniqit, menaxher i festivalit, në Gjakovë do të zbarkojnë edhe trupa nga Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova e Finlanda.
Organizatorët e Komedia Fest kanë njoftuar se ky edicion do të ketë edhe aktivitete që synojnë promovimin e kulturës dhe zgjedhimin e njohurive për fushën e artit, veçanërisht në komedi.
Mes tjerash u tha se veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet.
Ndërsa për për 7 netë do të përformojnë artistë të ndryshëm: JAzzKOVA, Nita Latifi & Band, Altin Boshnjaku, Florent Abrashi & Funky Guru, Dj Mali, DS, Fidani & Onufri e shumë artistë të tjerë.
Programi i shfaqjeve pjesëmarrëse:
E Hënë, 31 tetor -Ceremonia e Hapjes
“GËNJESHTRAT” – Autor: Anthony Neilson, Regjia: Kastriot Saqipi
E Martë, 01 nëntor
“Profesor, jam talent se jo mahi” – Regjia: Luan Daka
E Mërkurë, 02 nëntor
“Ikja nga Gjermania” – Autor: Ilir Ajdini , Regjia: Kastriot Saqipi
E Enjte, 03 nëntor
“Mejhane” – Me motive nga vepra e Vaclav Havel “Audienca”
Regjia: Imer Sh. Veliu
E Premte, 04 nëntor
“Për çaj te Hillary” – Autor: John Mucci, Regjia: Burbuqe Berisha
E Shtunë, 05 nëntor
“Scorpion’s Song”, “Pierrot in Exile” dhe “Basho”
Performancë nga Adam Darius & Kazimir Kolesnik
Stand-up comedy me Burhan Amitin
E Diel, 06 nëntor
“Seks?!!! T’falemnders, vetëm sa me e provue”
Autorë: Dario Fo, Franca Rame e Jacopo Fo
Regjia: Merita Smaja