Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    BËHEN 40 VJET: “JU FLET RADIO-GJAKOVA”

    Për Diasporën: Që ta keni Gjakovën pranë, kontribuoni dhe ndihmojeni Radio Gjakovën në 43 vjetorin e fillimit të punës

    Aleanca Kosovare e Biznesit për Rrafshin e Dukagjinit mbajti Kuvendin zgjedhor

    Aleanca Kosovare e Biznesit për Rrafshin e Dukagjinit mbajti Kuvendin zgjedhor

    NJË JAVË EKZAMINIME E KONTROLLA TË GJIRIT FALAS NË SPITALIN “FATI IM”

    NJË JAVË EKZAMINIME E KONTROLLA TË GJIRIT FALAS NË SPITALIN “FATI IM”

    Dega e Gjakovës e Kryqit të Kuq të Kosovës, mbështetje e fuqishme për familjet në nevojë

    Dega e Gjakovës e Kryqit të Kuq të Kosovës, mbështetje e fuqishme për familjet në nevojë

    E habitshme, mbushet rrjeti i kanalizimit me mbeturina inerte!

    E habitshme, mbushet rrjeti i kanalizimit me mbeturina inerte!

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Drita Nikoliqi-Binaj promovon librin në Tiranë

9 years ago
in Gjakova Presss, Kulturë
0 0
0
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

(Drita Nikoliqi-Binaj: Përuron vëllimin “Si ta pagëzoj heshtjen”

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë

Drita Nikoliqi
Ballinat e librit të ri…

  “Jemi të lumtur vetëm në lartësi,/ sepse atje për fundërrina,    konak nuk ka./ Unë jam stuhi ,/ erë e fuqishme ,/ për të gjitha ulësitë!…”

1.

Muaj më parë, kolegu e miku im, nga qyteti i Pejës (Kosovë), poeti Agim Desku, dërgoi një mesazh përmes Internetit. Në të, njoftonte se kishte dalë nga shtypi libri me poezi i Drita Nikoliqit-Binaj, “Si ta pagëzoj heshtjen”. Bile, këtë botim të ri e  dërgoi dhe me e-mail. Sigurisht, kjo ishte një ngjarje e gëzuar për autoren, por dhe për familjarë, miq  e kolegë të saj. Prandaj u interesova të mësoja diçka më shumë për të, gjë që ma mundësoi jetëshkrimi i saj, në botimin në fjalë, por dhe Facebook-u.

Drita rrjedh nga dy familje atdhetare: është nga qyteti i Gjakovës dhe nënën e ka nga Shkodra. Jeta e solli që të jetojë familjarisht, në Novi Sad të Vojvodinës. Megjithëse në një mjedis të huaj, mendjen dhe zemrën gjithnjë i mban të pashkëputura nga vendlindja, në Kosovë e Shqipëri dhe trojet tjera të stërlashta amtare. Këtë gjë, ajo e ka pasqyruar më së miri në krijimet e saj, të cilat mund të gjinden edhe në faqet e Internetit. Ndërsa poezitë më të zgjedhura i tuboi në vëllimin, “Si ta pagëzoj heshtjen”.

Dhe ja, përsëri një njoftim tjetër i këtyre ditëve, nga poetet   Genta Kaloçi      (Tiranë) dhe  Shefqete Gosalci (Prishtinë). Meqenëse ishte planifikuar përurimi i këtij libri edhe në kryeqytetin Tiranë, me dashamirësi, këtë lajm ua bëra të ditur disa shkrimtarëve e poetëve, si dhe personave të tjerë të interesuar.

Drita Nikoliqi 1
Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

2.

Përurimi i këtij vëllimi me poezi u organizua në sallën kryesore të Ministrisë së Kulturës. Kishin ardhur mjaft të ftuar, nga Shqipëria e Kosova, krijues të fushave të ndryshme, punonjës të artit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Modeatore e veprimtarisë ishte Marjola Kaloçi. I pari foli Stavri Trako, i cili e analizoi këtë botim të parë të Drita Nikoliqit-Binaj.  Poezitë, që ai përmban, pasqyrojnë përjetime të autores,  plot dashuri e dhimbje njerëzore, ëndrra të parealizuara etj. Por ato, gjithashtu, përshkohen  me ndjenja të larta atdhetare, kombëtare shqiptare.

“Drita për dritën”, kështu e nisi diskutimin e saj, poetja nga Prishtina, Shefqete Gosalci, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Autorja në fjalëe ka vite të tëra, që shkruan e shkruan poezi të frymëzuara për vendlindjen, për Kosovën e Shqipërinë. Ndërsa vetëm tani, ajo i gëzohet vëllimit të parë të saj. Poezitë aty janë të mbushura plot me atdhedashuri, nderim e mall të pashuar për vëllezërit e motrat shqiptare, kudo që ndodhen. Me zërin e një poeteje dhe veprimtareje të papërtuar, nga Novi Sadi, ajo shpërndan “dritë” nëpër trojet tona shqiptare.

Drita Nikoliqi 2
Nga e majta: Drita Nikoliqi-Binaj, Murat Gecaj e Shefqete Gosalci (Tiranë, 14 dhjetor 2013)

Me interes u ndoqën nga të pranishmit diskutimi i frymëzuar i  shkrimtarit e  poetit Namik Selmani dhe përshëndetja e  Besim Ndregjonit, mik i autores. Ndërsa u duartrokitën nxehtësisht recitimet e Margarita Xhepës-“Artiste e Popullit” dhe kënga “Thërret Prizreni: Mori Shkodër”, nga Sh.Gosalci.

3.

Dëshiroj të shënoj  këtu pak radhë të redaktorit të këtij libri, Agim Desku. Ndër të tjera, ai nënvizon: “Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike, “Si ta pagëzoj heshtjen”, natyrshëm ndjen tek vlojnë brenda tyre vlerësimet krijuese për peshen e fjalës së thjeshtë, në dukje, por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar…Aty janë ndjeshmëritë poetike, forca dhe karakteri i saj, zemra e mbushur me guxim, dritë dhe besim në vetëvete… Përmes vargut të saj, ajo sikur të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtin e saj poetik, duke zbuluar para teje përftytyrime dhe ndjenja të bukura të shpirtit të pastër fisnik….Të tri ciklet e këtij vëllimi shquhen për formësimin poetik dhe lirikat e bukura,  duke dëshmuar krenarinë e dashurinë për Kombin tonë dhe mëllefet e forta sociale të autores”.

Në mbyllje, po citojmë edhe vargje domethënëse, nga dy poezi të këtij vëllimi: “Jemi të lumtur vetëm në lartësi,/ sepse atje për fundërrina konak nuk ka./ Unë jam stuhi ,/ erë e fuqishme,/ për të gjitha ulësitë!…”.Ndërsa te poezia “Unë jam dritë”: “Diçka e pangopur/ është në fund të shpirtit tim/ dhe do flas…/Etje e fuqishme për…/është mbledhur në mua/ dhe po flet me gjuhën e vet…”.

…Pasi morën dhuratë-libra, me shënimin e autores Drita Nikoliqi-Binaj, pjesëmarrësit në këtë veprimtari të bukur përuruese bënë fotografi dhe i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 14 dhjetor 2013 

Previous Post

Gjakova skenë për filmin e Xhuvanit

Next Post

Mimoza ulet në postin e kryetares

Related Posts

Në numrin më të ri Gjakovapress: 20 VJET TË SHOQATES SË INTELEKTUALËVE  JAKOVA
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: 20 VJET TË SHOQATES SË INTELEKTUALËVE JAKOVA

Në numrin më të ri Gjakovapress:   Nga aktiviteti i Këshillimores ABSM Bazel-Gjakovë
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: Nga aktiviteti i Këshillimores ABSM Bazel-Gjakovë

Gjakova Presss

Në numrin më të ri, Gjakovapress 167, mund të lexoni

Një koncert i veçantë për Festën e Flamurit në shkollën e muzikës në Gjakovë
Kulturë

Një koncert i veçantë për Festën e Flamurit në shkollën e muzikës në Gjakovë

Në Gjakovapress Nr. 166 online,  Intervista: Dr. Sci. Med. Artan Ahmeti : NË SHËRBIM TË PACIENTËVE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME
Gjakova Presss

Në Gjakovapress Nr. 166 online, Intervista: Dr. Sci. Med. Artan Ahmeti : NË SHËRBIM TË PACIENTËVE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In