Friday, March 28, 2025
AktualeLajme

Pogradeci vjen në Gjakovë

pogradecFillon realizimi i bashkëpunimit mes qyteteve. Gjakova të shtunen do të jetë nikoqire  Pogradecit. Pogradeci, qyteti  ku  natyra nuk ka kursyer asgjë për të arritur të përkryerën, qyteti ku njerëzit me mikpritjen e çiltërsinë e tyre nuk të lënë të largohesh pa marrur me vete dashurinë dhe mallin për t’u rikthyer përsëri. Kështu, nesër në orën 18.00 në pallatin e kulturës Asim Vokshi do të ketë prezantim turistik, kulturor, ekspozitë e fotografive të Pogradecit dhe veprimtari tjera kulturore.