Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Ndërron jetë  ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Ndërron jetë ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Universiteti i Gjakovës titullin  “Doctor Honoris Causa” për  Wesley K. Clark

    Universiteti i Gjakovës titullin “Doctor Honoris Causa” për Wesley K. Clark

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Portrete të mësuesve gjakovarë, IBRAHIM Jusuf FEHMIU (1892 – 1951) në fejtonin e Gjakovapress, Arsimi shqip në Gjakovë

7 months ago
in Gjakova Presss
0 0
0
Portrete të mësuesve gjakovarë, IBRAHIM Jusuf FEHMIU (1892 – 1951)  në fejtonin e Gjakovapress, Arsimi shqip në Gjakovë
97
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“…Mësuesit tim në ‘Mësonjëtoren’, i cili bashkë me ‘abcenë’ e shqipes më mësoi edhe elementet e shqiptarësisë.” Selman Riza

U lind në Gjakovë, në një familje tregtare patriotike dhe arsimdashëse. Mësimet e para i kishte marrë në mejtepin e xhamisë së Gërçarëve në Gjakovë. Pastaj i vazhdoi dhe i zgjeroi në mejtepin e Halil efendisë, me mësuesin hafëz Ymer Guta. Duke mos qenë i kënaqur me atë që kishte mësuar, u regjistrua në shkollën fillore [iptidaije] dhe atë qytetëse [ruzhdije]. Pastaj e kishte vazhduar shkollën e mesme dhe ishte regjistruar në Normalen e Shkupit, Darulmuallimin, që njihej me termin turk Idadije. Këtë shkollë e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1912. Shkolla Normale e Shkupit ishte një ndër shkollat më me emër në rajon, në vitet e fundit të Perandorisë Osmane. Në këtë shkollë mësuan, u edukuan dhe u arsimuan shumë djem shqiptarë nga Gjakova, si: Ibrahim Fehmiu, Niman Ferizi, Sadik Brovina, Qazim Bakalli etj., të cilët shërbyen me përkushtim dhe me devotshmëri si hoxhallarë, arsimtarë e baballarë. Të gjithë këta gjatë gjithë jetës së tyre u shquan për atdhetari, kudo ku punuan e vepruan. Ibrahim Fehmiu ishte nxënës i disiplinuar, por edhe nxënësi që u shqua për zgjuarsi në atë shkollë, prandaj edhe ia kishin ndërruar mbiemrin e parë, Imerhalili me atë Fehmiu, që në turqisht ka kuptimin “i zgjuar”, “mendjemprehtë”. Pra, që nga shkollimi në Shkup Ibrahim Imerhalili do të merrte mbiemrin Fehmiu, të cilin e mbajti përgjithmonë dhe vazhdojnë ta mbajnë edhe sot pasardhësit e tij. Gjatë shkollimit në këtë shkollë ai ishte dekoruar dhe kishte marrë mirënjohje dhe ishte lavdëruar disa herë nga drejtoria e shkollës. Pasi e kreu shkollën dhe e mori diplomën, ai kthehet në Gjakovë dhe e fillon jetën duke vepruar në disa fusha, sidomos ishte aktiv në çështjen e gjuhës shqipe, të cilën, edhe duke e kryer punën e hoxhës në xhaminë e lagjes Gërçar, ua mësonte fëmijëve të shumtë. Këshilli i Bashkësisë Islame i asaj kohe në Gjakovë e kishte caktuar imam, hoxhë, mësues dhe predikues në Xhaminë e Gërçarëve. Këtu gjatë ushtrimit të veprimtarisë fetare binte në sy përdorimi i gjuhës shqipe si dhe nxitja e besimtarëve për ta kultivuar gjuhën amtare, ku kishte filluar t’i mësonte fshehtas të rinjtë shqiptarë për të lexuar dhe shkruar shqip me shkronja latine. Siç thamë edhe më sipër, Ibrahim Fehmiu, menjëherë pas kthimit në vendlindje, për herë të parë e filloi punën në xhaminë e Gërçarëve dhe në shtëpinë e tij rrëzë Çabratit në Gjakovë, më 1 nëntor 1912, e cila në ato vite të vështira ishte bërë çerdhja kryesore prej nga shpërndaheshin të gjithë librat e shkruar në gjuhën shqipe, jo vetëm për nxënës, por edhe për të rritur. Ibrahim Fehmiu kishte vënë lidhje të përhershme dhe të qëndrueshme me të gjithë hoxhallarët, imamët etj., të cilët punonin me nxënës nëpër mejtepe, duke i porositur ata si të punonin me librin e gjuhës – abetaren. Duke punuar ilegalisht në mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të lagjes dhe të tjerëve, si dhe në shpërndarjen e gazetave e revistave në gjuhën shqipe, ai ra në sy të pushtetit malazez, që kishte vendosur pushtetin pas pushtimit të Kosovës në vitin 1912.

Nga kujtime të shumta të ish-nxënësve të tij, apo të personave më të moshuar, që kanë dëgjuar prej të tjerëve, thonë se “gjuhën shqipe me e shkrue e me e knue e kemi msue në xhami prej hoxhës, efenisë Ibrahim Fehmisë, kemi mësue me i thanë Nonë-Shqipnisë”. Në ato vite, kur Gjakova kishte rënë edhe një herë nën sundimin serbo-malazez, “me i thanë Nonë – Shqipnisë”, ishte diçka tepër e rrezikshme për shkak të dhunës barbare që ushtronte pushtuesi ndaj çdokujt që përdorte një fjalë shqip e lëre më ta përmendte Shqipërinë! Në pasqyrzën e jetëshkrimit të vet kishte shtuar edhe një pjesë, një shtojcë, ku e kishte përshkruar jetën dhe punën që kishte bërë deri në atë vit, përkatësisht deri më 17 shkurt 1942-XX, datë kur e kishte dërguar lutjen…. (Më gjersisht në Gjakovapress online nr. 163)

Previous Post

Kap. Albin Sahatqija në numrin më të ri të Gjakovapress flet për gjendjen e sigurisë rrugore në Gjakovë

Next Post

Nderprerje të energjisë elektrike prej 11 deri në 15.00

Related Posts

Në Gjakovapress nr.170: KËNDOFSH PËR JETË E MOT NEZAFETE SHALA
Gjakova Presss

Në Gjakovapress nr.170: KËNDOFSH PËR JETË E MOT NEZAFETE SHALA

Gjakova Presss

Në numrin më të ri: RRUGËTIMI I REVISTËS GJAKOVAPRESS BASHKË ME 15 VJET TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës
Gjakova Presss

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista
Gjakova Presss

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In