Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Pranvera me shpresën se do ta mposhtim edhe këtë virus

Stina më e bukur e vitit, pranvera ka ardhë me gjithë bukurinë e saj duke i dhënë shkëlqim dhe shpresë periudhës së vështirë  që po kalojmë me luftën globale ndaj koronovirusit. Sot është dita e parë e stinës së pranverës, e cila do të sjellë edhe ditët e ngrohta, bashkë me shpresat për tejkalimin sa më të shpejtë të  kësaj gjendje të izolimit nëpër shtëpitë tona.

Mjekët , infermierët, policia, bukëpjekësit , marketet, punëtorët e shërbimeve publike dhe gjithë ata që nuk bënë ta ndalojnë punën  edhe në këto rrethana po vazhdojnë angazhimet e pashoqe.

Sot punëtorët e pastrimit të KRM Cabrati kanë vazhduar me pastrimin e qytetit dhe klorizimin e rrugëve. Pasi më parë u krye spërkatja dhe larja e rrugëve sot  filloi dezinfektimi i të gjitha rrugëve të qytetit me klor. “Nga qytetarët  kërkojmë që të qëndrojnë  në shtëpi dhe në këtë mënyrë ta ruajnë shëndetin  e vet  dhe atë të familjarëve, thuhet në njohtimin e komunës.

Ndryshe, 21 marsi është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian dhe filloi në ora 05:33 të mëngjesit. Dita e parë e pranverës njihet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.

Ndërsa sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *