Saturday, April 27, 2024
AktualeGjakova Presss

Pranverë në Gjakovë e Dita e verës kremtohet në Shqipëri

vera
Dita e veres në Shqiperi

Këtë vit pranvera ka ardhë shumë më herët. Është ndër vitet që nuk mbahet mend për dimër të ngrohtë e pa reshje bore e shiu. Në stinë të dimrit  këso moti të ngrohtë, siç ishte edhe të premten në Gjakovë ka dekada që nuk kemi pasur. Një mot me diell ka nxjerë numër të madh të ashkëqytetarëve nëpër rrugë dhe sheshe për të përjetua kënaqësië që selli moti I bukur. Tashmë lulet dhe pemët e para kanë çlur dhe I kanë shtuar hijeshinë.

Derisa sipas kalendarit më 21 mars fillon stina e pranveres, në Sqipëri sot është kremtuar Dita e verës. Në fakt mbrëmë ka nisur të festohet Dita e verës, e që ka filluar me një zakon që ruhet në këtë ditë, siç është zierja e vezëve natën e datës 13, dhe larja e syve me ujin e vezëve të ziera në mëngjesin e ditës së verës, 14 marsit, dhe rite tjera për të kremtuar ardhjen e pranverës, çeljen e luleve, rikthimin e dallëndysheve e gjallërimin e jetës.

Sipas tradites së vjeter, gjatë natës së 13 marsit fillon të ndahet edhe hiseja për ditën e 14 marsit, për njerëzit me të afërm. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit sot janë zgjuar  herët  dhe me një përkushtim të veçantë hapin derën që të futet e mira dhe të dalë e liga.

Edhe këtë vit kryeqendra e festimit ishte  Elbasani me ballokumet tradicionale, dhe derisa në Shqipëri është ditë kombëtare pushimi, në Kosovë nuk ndodhë një gjë e tillë, përkundër se në fillimet e saj festohej në të gjithë shqiptarinë.