Wednesday, March 27, 2024
Kulturë

Premiera e Teatrit të qytetit “Antigonat”, në skenën e Galerisë së arteve

Trupa artristike e Teatrit të qytetit “Hadi Shehu” të hënën, 27 Mars 2023, do të dalin para publikut me premirën e parë për këtë vit, me dramën “Antigonat” e punuar nga dramaturgu Jeton Neziraj, bazuar në veprën antike të Sofokliut dhe të autorit francez Jean Anouilh. Regjisor i shfaqjes është Erson Zymberi.

Kjo shfaqje për herë të parë do të jepet në Galerinë e arteve të qytetit, që ndodhet në Pallatin e Kulturës dhe do të mund ta ndjekin një numër i kufizuar i artdashëve (3 netë me ftesa). Shfaqja është paraparë si premierë edhe të martën dhe të mërkurën. Ndërkaq me datën 3 dhe 4 Prill rishfaqet për publikun e gjerë gjithashtu me një numër të kufizuar biletash, të intereresuarit për këto data mund t’i sigurojnë biletat pranë biletarisë së Teatrit.

Shfaqja vjen premierë me datën 27 mars, e që ngjizë dy data, dy ditë, dy kujtime. Njërën atë të ditës botërore të teatrit dhe tjetrën, ditën e zezë e të kobshme të familjes Qerkezi, ku zonjës Ferdonije Qerkezi, më 27 mars 1999, i është marrë burri dhe katër djemtë e saj.

Në këtë projekt janë të angazhuar aktorët: Myrvete Kurtishi, Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni, Vlera Pylla, Altina Kusari, Vlora Dervishi, Besfort Berberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *