Sunday, April 28, 2024
KulturëLajmeLajmet e shpejta

Premiera “Gënjeshtrat” e Teatrit të Gjakovës në fund të tetorit

Teatri koloneli Zog fin
Nga shfaqjet e kaluara

Aktorët veteran të skenës gjakovare, Hysen Binaku, Myrvete Kurtishi, Ahmet Bakia, Elida Shasivari bashkë me ata të brezit të ri :  Edmond Hafizademi dhe Altina Kusari janë në vlugun e punëve rreth përgatitjes së shfaqjes më të re të Teatrit të qytetit për këtë vit,  Gënjeshtrat” të autorit Entoni Nilson. Me regjisorin Kastriot Saqipi ata kanë hyrë në fazën e  parë të përgatitjeve në skenë, pasi më parë kishin përfunduar provat lexuese. Në anën tjetër skenografi i teatrit të Gjakovës,  Petrit Bakalli ka filluar punët në ndërtimin e skenografisë.

Shfaqja “Gënjeshtrat” pritet të dalë si premierë para adhuruesve të artit skenik kah fundi i muajit tetor.

Në fakt fillimisht ishte menduar të inskenohet një tjetër shfaqje me titull “Të mbetet mes nesh”, por që gjatë hapave të parë të përgatitjes u hetua se ka mangësi në planin dramaturgjik dhe skenik,  prandaj u vendos për veprën e re.

Të kujtojmë se në pjesën e parë të sezonit teatror,  Teatri i Gjakovës ka realizuar dy premiera, “Budallai” me regji të Zana Hoxhës dhe “Dorëzimi në Spokan” me regjisor, Ilir Bokshi. Deri në fund të vitit në këtë teatër do të realizohet edhe një premierë tjetër , për të cilën janë siguruar mjetet.