Tuesday, December 31, 2024
AktualeLajme

Presidentja Jahjaga homazhe martirëve në Çabrat dhe Meje

JahjagaPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka  bërë homazhe në varrezat e martirëve në kodër të Çabratit dhe në lëndinën e pikëllimit në fshatin Meje të Gjakovës . Të shtunën, në prag të 27 Prillit, Ditës së të Pagjeturve të Kosovës ajo tha se  në Kosovë ende ka mbetur shumë punë për tu bërë, në menyrë që të zgjidhjet përfundimisht çështja e dhimbshme e të pagjeturve.

Jahjaga 2“Edhe përkundër rezultateve të deritashme, kërkohet ende një punë e madhe, një angazhim shumë i madh i të gjithë neve, veçanërisht i institucioneve, në mënyrë që të zbardhet fati i e secilit qytetar që ende regjistrohet si i zhdukur. Unë mund të them se kjo çështje ka qenë pjesë e përkushtimeve të mija gjatë tërë presidencës sime dhe gjithashtu premtoj se do të vazhdojë ta ngrisë këtë çështje si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ashtu siç ju e dini që së fundmi e kam ngritur në takimin tim të fundit me sekretarin e OKB-së Ban Ki Mon”, ka thënë Jahjaga.

Jahjaga 3Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, tha se në komunën e Gjakovës do të kthehet qetësia vetëm atëherë kur të jetë kthyer edhe personi i fundit që sot konsiderohet i zhdukur dhe kur të kenë dalur para drejtësisë të gjithë ata që kanë bërë krime në këtë komunë. Në anën tjetër Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” se vizita të tilla  sadopak ua lehtësojnë dhimbjen familjarëve të të pagjeturve, por kjo dhimbje do tu largohet në tërësi vetëm atëherë kur të jetë kthyer edhe personi i fundit i rrëmbyer gjatë luftës dhe kur të jetë dënuar fajtori i fundit për krimet e kryera në komunën e Gjakovës dhe në Kosovë në përgjithësi.

Të dielën komuna e Gjakovës  do të organizoi marshin përkujtues nga qendra e qytetit deri tek kompleksi Lëndina e pikëllimit në Meje ku më 27 Prill 1999, për një ditë u vranë 378   qytetarë të pafajshëm, kryesisht nga fshatrat e Lugut të Çarragojes. Në meje mbahet edhe tubimi qendror me rastin e shënimit të ditës së të pagjeturve të Kosovës.