Sunday, March 30, 2025
AktualeLajme

Prodhuesit italian të vajit të interesuar të investojnë në Gjakovë

VajiPërfaqësues të të kompanive prodhuese italiane erdhën të premten në Gjakovë për të bashkëbiseduar me fermerët gjakovarë për mundësitë e mira që ata ofrojnë për prodhimin e lulediellit e me këtë për mundësinë e hapjes së fabrikës për prodhimin e vajit të lulediellit.

Në këtë takim  komunitetit i fermerëve të Komunës së Gjakovës, është  informuar hollësisht  nga biznesmenët italian Brune Fereti  dhe Tenepo Gost, pronarë të fabrikës për prodhimin e vajit ushqimor lidhur me projektimin e kultivimit të lule dellit në arat e komunës së Gjakovës.

Fermerët gjakovarë me saktë  përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune  janë njoftuar  për mundësitë, lehtësirat dhe perspektivat që krijon biznesi prodhues italian  kur ekziston bashkëpunimi I ndërsjellët. Biznesmenët Italian kanë prezantuar mundësit e bashkëpunimit me fermerët gjakovarë, duke ju garantuar prodhimin e tyre të lulediellit dhe mundësi të tjera lehtësuese.

Biznesmenët italianë kanë premtuar se 49 % të kapitalit të tyre në Itali do të tërheqin për investim në prodhimtarin e vajti për ushqim në Gjakovë.

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, tha  se  realizimi i këtij projekti bashkëpunues mes fermerëve gjakovarë dhe biznese italiane  mundëson të mira për të dyja palët dhe do  të ndikon në zhvillimin ekonomik të Gjakovës dhe Kosovës.

” Tani prodhuesve gjakovar me saktë fermerëve ju është ofruar një mundësi e mirë e bashkëpunimit dhe të prodhimit të lëndës së parë të vajti ushqimor. Dhe ky projekt do të mundëson që prodhimi I vajti ushqimor të ketë bazën, prodhuese nga Gjakova, dhe të tregojë traditën tonë për prodhimtari”, tha Kusari -Lila.

Fillimisht fermerët gjakovar janë shprehur  të kënaqur me ofertat e biznesmenëve nga Italia për kultivimin e lulediellit.

Komuna e Gjakovës ditë më parë kishte njoftuar  se një  kompani italiane  është e interesuar për mbjelljen e lulediellit e po ashtu edhe në prodhimin e vajit të lulediellit. Kompania italiane ka kërkuar tre hektarë pronë për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e vajit, ndërsa bashkë me fermerët lokal ka kërkuar të mbjellë rreth 500 hektarë me luledielli.

Kusari – Lila kishte deklaruar  se kjo kompani do tu garantojë fermerëve farën dhe pesticidet por po ashtu do tu garantojë edhe çmimin e tregut për produktet e tyre.  Nëse palët arrijnë të dakordohen në këtë rast, mbjellja e lulediellit mund të fillojë qysh në muajin prill, ndërsa puna për ndërtimin e fabrikës në muajin maj.