Friday, April 5, 2024
Kulturë

Promovim libri nga LANÇ-i

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të jubileut të 70-vjetorit të Rezolutës së Konferencës së Bujanit, dega e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Gjakovës në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, tw shtunën  në Gjakovë organizoi Promovimin e librit të një grupi autorësh të Shoqatës së Veteranëve të LANÇ-it të Kosovës, me titull “Krah luftës për çlirim, pavarësi, vetëvendosje e shtetësi të Kosovës, në vitet 1990-2012”. Për brendinë e kësaj Monografie foli Jusuf Bajraktari akademik korrespondent dhe Vehap Shita, redaktor i librit. Të pranishmit në këtë promovim i përshëndeti me një fjalë rasti edhe Rrahman Parllaku-Hero i Popullit dhe kryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës të Shqipërisë.