Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Protesta të pensionistëve

Sindikata e Pensionistëve të Gjakovës, sot ka organizuar  një protestë gjithëpërfshirëse, përmes të cilës pensionistët kanë shfaqur mospajtimin e tyre lidhur me gjendjen shumë të vështirë të kësaj kategorie të qytetarëve në komunën tonë dhe përgjithësisht në Kosovë. Organizatoret e protestave kanë thënë se  qëllimi kryesor i protestave është respektimi i kërkesave modeste të pensionistëve.

Protestuesit kanë thënë se  ligji i cili pritet të del shumë shpejt në shqyrtim në Parlamentin e Kosovës është diskriminues për pensionistë. Protesta e pensionistëve ka përfunduar e qetë, ndërkohë që organizatori Sindikata e Pensionistëve në Gjakovë, ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, përkatësisht nesër si dhe gjatë javës së ardhshme nga dita e hënë deri në të premten.