Wednesday, June 5, 2024
AktualeGjakova PresssKulturë

“Pula e vogël kuqaloshe” fituese e Festivalit Fëmijët në skenë

Femijet ne sken arkiv
Epiteti i shfaqjes  më të  mirë të festivalit të sivjetmë  “ Fëmijët në Skenë”, i takoi realizimit skenik me titull “Pula e vogël kuqaloshe”  në interpretim të nxënësve të Shkollës Fillore Zekiria Rexha   . Në vendin e dytë u gjend   Shkolla Fillore “Yll Morina” me realizimin skenik me titull “Një kufi me pafundësi”, kurse me vendin e tretë u vlerësua shfaqja ‘Zemra në vend të çokollatës’ në interpretim të nxënësve të shkollës ‘Kelmend Rizvanolli ‘.
Çmimi  i aktorit më të mirë i takoi nxënësit   Zgjim Dana nga shkolla fillore Emin Duraku. 

Femijet ne sken Zgjim danaSkena e Teatrit të Gjakovës më 26 Tetor ishte plot ‘artist ‘ të rinj. Ata pasi kishin bërë përgatitje të mira nëpër shkollat e veta bashkë me mësimdhënësit, kishin ardhë në pallatin e kulturës në festën e tyre, për të dëshmuar para moshatarëve të vet, talentin për artin skenik. Në fakt me organizim të Teatrit Amator Emin Duraku dhe entuziastëve të veprimtarive skenike me në krye Hysen Binakun,  për një ditë   është mbajtur  edicioni i 20 jubilar i manifestimit tradicional teatror “ Fëmijët në Skenë”.

Adhuruesit e vegjël të artit skenik por edhe të tjerët, me këtë rast kanë pasur  mundësi të përcjellin 15 shfaqje  të shkurtra skenike të realizuara nga nxënësit e shkollave fillore të komunës së Gjakovës.