Thursday, June 6, 2024
AktualeLajme

Punimet për mirëmbajtje lënë pa rrymë Gjakova 2

KEDSNë kuadër të ndërprerjeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nga KEDS-i, në pjesë e qytetit, kryesisht qendra e Gjakovës do të mbesin te shtunen pasdite tri orë pa furnizim me energji elektrike dhe atë prej orës 16 deri në orën 19. Sipas njoftimit nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime në KEDS, shkyçja bëhet për shkak të dislokimit të largpërçuesit 10 kilo-vat. Andaj, shkyçja do të bëhet nga nënstacioni “Gjakova 2”  dhe gjatë kohës sa do të kryhen punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Ali Ibra, Abedin Terbeshi, Ferhat Binishi, Ismajl Qemajli, Marin Barleti, Mazllom Lakuci, Mbretresha Teuta, Nënë Tereza, Petro Nini Luarasi, Sadik Stavileci, Skenderbeu, Tefik Qanga, rruga UÇK-së, Vëllëzërit Frasheri dhe rruga Xhemajl Avdullahu.