Monday, December 30, 2024
Lajme

“Qytetari i Vitit” Çmimi i komunës për meritoret

“Qytetari i Vitit” do të jetë çmimi që komuna e Gjakovës me rastin e festës së çlirimit, çdo vit do ta ndajë për personalitetet gjakovare  nga fusha të ndryshme  që me punën e tyre kontribuojnë në afirmimin dhe arritjet e përgjithshme.  Në fakt  Komuna e Gjakovës ka filluar përgatitjet për kremtimin e Ditës së çlirimit. Veç aktiviteteve tjera kulturore e artistike, për nderë të festës së 14 Qershorit, komuna e Gjakovës , do të ndanë mirënjohjeje me motivacion “Qytetari i Vitit”. Me këtë rast do të nderoi qytetarët që kanë arritur rezultate në fushën e sportit, kulturës, rinisë, ambientit,  zhvillimit ekonomik dhe promovimin e  komunës së Gjakovës në arenën ndërkombëtare. Përmes faqes zyrtare komuna ka ftuar intelektualet, shoqërinë civile, bashkësitë fetare, komunitetin e biznesit, sportistë e artistë edhe nga diaspora që deri më 8 qershor të dorëzojnë propozimet për kandidatët që meritojnë ta fitojnë çmimin Qytetari i vitit.  Propozimet duhet të kenë të bashkëngjitura mbi 100 nënshkrime  që mbështesin kandidatin për këtë çmim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *