Monday, April 1, 2024
Lajme

RADIO GJAKOVA me një projekt të ri- Fresku veror nga 2 qershori

Radio Gjakova, që këtë vit mbush 44 vjet nga fillimi i punës, këtë verë vjen me një projekt të ri radiofonik. Çdo të premte prej orës 21:00, program i larmishëm argëtues me moton : Për gjithë ju në Gjakovë, Kosovë e Diasporë, me freskun veror do ta keni vendlindjen në dorë!!!

Autori dhe nikoqiri i këtij projekti, Zeki Vehapi ka thënë se “Fresku…” në valët e Radio Gjakovës  është program i tipit argëtues, i gërshetuar me muzikë, sport, humor e gjëra të bukura adekuate për fundjavë në Gjakovë e Diasporë . Ai ka kujtuar se ky program  ishte edhe vite më parë, por që tash, për dallim nga herët tjera do të ketë shtrirje më të gjerë në valën  100Mhz, internet si dhe livestream në fanepage të Radio Gjakovës. Nëpër freskun veror do të kalojnë edhe shumë gazetar e drejtues emisionesh, bashkëpunëtor,  që e nisën rrugëtimin në Radio Gjakova e vazhduan nëpër medie qendrore duke u bërë emra të njohur.

Redaktori i Radio Gjakovës, Zeki Vehapi ka shpalosur edhe programin e natës së parë, këtë të premte, prej orës 21.00

“Në hapje të freskut veror vijnë Ashikët  me  këngë të bukura qytetare, interpretime të shkëlqyeshme të veteranëve të muzikës. Pastaj  mysafire e mbrëmjes, do të jetë aktorja e shquar e skenës, Elida Shasivari. E veçantë edhe në fushën e humorit, më tepër e njohur me rolin e Mojes…Gjakova ishte e njohur për zejet dhe zejtarët e vyeshëm, prandaj një hapësirë këtë të premte i është kushtuar zejes së saraçit. Mysafir do të jetë  Fehmi Vejsa, që me këtë zeje merret mbi 6 dekada…” ka thënë Vehapi.

Fresku veror do të ketë edhe shumë rubrika të ndryshme nga kultura dhe sporti që do të jenë dhuratë e këndshme për dëgjuesin besnik të  Radio Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *