Radio Gjakova pasurohet me pajisje teknike nga KFOR-i
Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Radio Gjakovës dhe misionit paqeruajtës të KFOR_it italian në Kosovë dhe në zonën e Dukagjinit ka sjellë të martën edhe një mbështetje me pajisje teknike për shtëpinë informative Radio Gjakova. Kolonel, Ascenzo TOCCI, komandant i Brigadës Shumëkombëshe Përendim të KFOR-it solemnisht ka dorëzuar pajisjen teknike, kompjuterë invertor dhe pajisje tjera që do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve më të volitshme të punës së rregullt të Radio Gjakovës.
Kolonel Tocci gjatë vizitës në redaksinë e radio Gjakovës fillimisht është njohur nga drejtori Skender Gola për veprimtarinë e gjatë të Radio Gjakovës, sfidat dhe sukseset e arritura deri me tash, ndërkohë që ka falënderuar për mbështetje CIMIC-un italian.
“ Kjo pajisje do të na ndihmojë në kryerjen me sukses të detyrave të çdoditshëm në ofrimin e informacioneve dhe programit tjetër argëtues” tha Gola .
Ndërkaq kolonel Tocci me këtë rast u shprehë i lumtur që me ndihmën e CIMIC-ut të KFOR-it ky medium ofron shërbime më cilësore për komunitetin.