Wednesday, February 7, 2024
Lajme

Radoniqi dhe komuna bashkrendojne aktivitetet

RadoniqiNë kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Radoniqi ditë mè parë u zhvillua një takim pune ku merrnin pjesë kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, pastaj nënkryetari i komunës së Rahovecit Xhemajli Haxhimustafa si dhe një delegacioni nga organizata CDI me seli ne Kosovë, i kryesuar nga Astrit Vokshi.

Radoniqi takimTemë e bisedës ishte bashkërenditja e aktiviteteve për realizimin e projekteve për ujë dhe kanalizime në zonat rurale, konkretisht në zonën e përgjegjëse së kompanisë Radoniqi.

Sipas Ismet Ahmetit , drejtorit ekzekutiv të Radoniqit, bëhet fjalë për projektet e mbështetura nga zyra Zvicerane në vlerë prej 14 milion franga zvicerane dhe mbështetjen nga Qeveria e Kosovës në vlerën e 8. 7 milion frangave zvicerane.
Takimi u vlerësua si mjaft produktiv dhe u vendos të vazhdohet me caktimin e grupeve punese si hap i parë për të identifikuar projektet serioze të nevojshme për qytetaret e këtij rajoni.