Ramadan Alaj, Sportisti i vitit 2019
Klubi i futsallit Liburn ka mbledh çmimet kryesore nga manifestimi i shpalljes së sportistëve të Gjakovës për vitin 2019. Klubi Liburn u shpall më i miri, trajneri Luan Kozniku dhe futbollisti i këtij klubi, Ramadan Alaj mori epitetin e më të mirit në edicionin 34-të të Sportistit të vitit.

“Arritjet e mia personale janë reflektim i punës së gjithë Klubit, përkushtimit për të rrëmbyer trofetë më të lartë të mundshëm”, tha Alaj.
LAUREATËT MË TË DALLUAR:
- RAMADAN ALAJ- futsall
- ÇLIRIM ZEKAJ- boks
- DRITON RRACI- basketboll
- LULËZIM KOSHI- shah
- VITAR MAMUSHA- hendboll
- VEDAT KRASNIQI- Kërcimet në ujë
- ANJEZA BERISHA- futboll
- EDONA RADONIQI- hendboll
- ZANI SYLHASI- çiklist
- YLL ROGOVA & BEKIM KADRIJA- automobilizem
Në manifestimin e sontem u ndanë edhe mirënjohje tjera të cilat I ndan faruk Domi, udheheqes I sektorit të sporteve, Flamur fetahaj, drejtor I Drejtorisë për administratë dhe u.d Drejtorisë së Kultures dhe sportit si dhe kryetari komunës Ardian Gjini I cili duke hapur këtë manifestim është zotuar se komuna do të mbështesë në vazhdimësi sportistët.
SHPRESAT E SPORTIT:
Adea Babuni – KPP “Vëllaznimi”
Violent Bajrami- KF “Gjakova”
Rrezarta Delijaj – TKD “Dearti”
Selvije Mullakadrija- KH “Vëllaznim”
Ervin Doli – KT “Gjakova”
EKIPI MË I SUKSESSHËM – FC “Liburn”
TRAJNERI MË I SUKSESHËM – Luan Kozniku
PUNTORI SPORTIV MË I DALLUAR – Hashim Rraci
GJYQTARI MË I DALLUAR – Ilir Bytyqi – Syart Kasapi
PEDAGOGU MË I DALLUAR – Florentina Thaqi-Muçaku (Arsimi i mesëm) dhe Veton Sadiku
–(Arsimi fillor)
SHOQATA MË E DALLUAR – Shoqata e të Verbërve në Gjakovë
PER,AFTËSI TË KUF. “Handikos” – Shaip Kastrati
VETERANËT E SPORTIT:
1.Fatmir Dushi
2.Syrja Shehu
3.Galina Berisha